7 veshje bazike që ju duhen patjetër për t’u dukur bukur në punë

Të gjesh veshjet e duhura për t’u dukur bukur në punë është mjaftueshëm e vështirë, shtoji kësaj edhe faktin që jashtë është shumë nxehtë, puna për të gjetur veshjet e përshtatshme vështirësohet akoma më shumë.

Por ka disa gjëra bazike që ju duhen patjetër këtë periudhë, në mënyrë që të shkëlqeni në ambientet e punës, por edhe jashtë tyre. Nëse nuk dini ç`të vishni, po lexoni artikullin e duhur, ne kemi disa sugjerime për ju, transmeton Revista Class.

Një kostum me pantallona të shkurtra ju duhet patjetër, por kini kujdes me gjatësinë e pantallonave. Xhaketa është esenciale dhe do t`ju shërbejë edhe për takimet më formale.

Këmisha me vija është ajo që do t`ju shpëtojë për çdo rast. Mund ta vishni me një palë pantallona të gjera në punë dhe jashtë saj me një palë xhinse trendy.

Ka ardhur koha që çantën e zezë ta zëvendësoni me një në ngjyrë karamel. Është e kombinueshme me çdo gjë, plus do t`i shtojë më shumë ngjyra gardërobës suaj verore.

Një fustan-këmishë nuk është kurrë një zgjedhje e gabuar.

Pantallonat e ngushta në ditët e nxehta janë një “JO” e madhe. Zëvendësojini me një palë të gjera që do të duken më profesionale dhe më e rëndësishmja, do të jenë më të freskëta.

Një palë këpucë të mbyllura para dhe të hapura në pjesën e pasme janë zgjidhja perfekte për ta mbajtur këmbën të freskët në muajt e nxehtë, por edhe për t’iu përmbajtur kodit të etikës.

Këto lloje fundesh janë perfektet për t’i veshur me një crop top në club dhe për t’u shndërruar në një vajzë serioze në punë duke e kombinuar me një këmishë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button