Kush është gruaja më e admiruar në botë që i zuri vendin Angelina Jolie-s?

Vitin e kaluar Angelina Jolie mbante vendin e parë si gruaja më e admiruar në botë, por këtë vit është spostuar në vendin e tretë. Sipas një studimi të YouGov, gruaja më e admiruar për vitin 2019 është ish-Zonja e Parë e Amerikës, Michelle Obama, njofton revista Class.

Në studim morën pjesë më shumë se 42,000 pjesëmarrës nga 41 vende të botës dhe u krijua një listë me 20 gratë dhe burrat më të admiruar në gjithë botën. Sipas kësaj liste në vend të parë qëndron Michelle Obama, e ndjekur nga Oprah Winfery dhe Angelina Jolie. Në vend të katërt është Mbretëresha Elisabeth, ndërsa në vend të pestë, Emma Watson. Në kategorinë e meshkujve vendin e parë e mban Bill Gates, i ndjekur nga Barack Obama dhe Jackie Chan.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button