Federata Botërore e Xhudos do t’i ndërtoj statujë Majlinda Kelmendit

Trajneri i kampiones botërore në xhudo Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, e ka konfirmuar në profilin e tij zyrtar në “Facebook” se Federata Botërore e Xhudos do të ngrit një statujë të bronztë për Majlinda Kelmendin, transmeton Portalb.mk 

Kuka ka njoftuar nga Facebook-u, se Federata Botërore e Xhudos ka vendosur t’i ngrit një statujë të bronztë në Kosovë, kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit.

“Federata Botërore e Xhudos gjegjësisht Presidenti Vizer ka vendosur që për Majlindën të angazhojë artistët më të njohur në Botë për të punuar statujën e bronztë për Kampionen tonë Olimpike. Çdo gjë do kryhet sai përket anës financiare nga Federata Botërore,unë po kërkoj mendime të hapura ku të vendoset Statuja ndonjë vend meritor në Vendin tonë.  ka shkruar Kuka, në profilin e tij zyrtar në “Facebook”.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button