Konkluzat e mbledhjes së LSDM-së, u miratua Deklarata për luftë kundër korrupsionit

Njëzëri është miratuar Deklarata me të cilën i jepet përkrahje udhëheqësisë më të lartë të partisë politike në pushtet, Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, njoftoi pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore e partisë që u mbajt dje, sekretari Lupço Nikollovski, njofton Portalb.mk.

Në Kryesinë Qendrore janë pajtuar që LSDM-ja të mos i bllokojë reformat, përparimin dhe drejtësinë, siç tha Nikollovski, siç bën lideri i partisë opozitare VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski dhe partia që udhëhiqet nga ai. Snezhana Kalevska Vançeva është emëruar si koordinatore e re e Forumit të Gruas së LSDM-së.

Deklaratës për luftë kundër korrupsionit
Deklaratës për luftë kundër korrupsionit
Miratimi i Deklaratës nga Kryesia Qendrore e LSDM-së

Nikollovski ka deklaruar se institucionet shtetërore duhet të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit në mënyrë të pakompromistë për fuqizim të shtetit të së drejtës.

“Ngjarjet e fundit kanë treguar se ekziston një mekanizëm i ri dhe tërësisht i mbrojtur, i cili funksionon në relacionin qytetar – Prokurori Themelore Publike (PTHP) – Ministri e Punëve të Brendshme (MPB), i cili mund të bëhet me krim dhe korrupsion”, tha Nikollovski duke potencuar se të gjithë janë të njëjtë para ligjit.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foto: Portalb.mk
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, foto: Portalb.mk

Jozyrtarisht thuhet se, në rastin e zhvatjes së biznesmenëve ku i dyshuar kryesor është Bojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13”, janë të përfshirë edhe dy zyrtarë të LSDM-së, të njohur me nofkat “Koki” dhe “Friki”. Për këtë dhe për pyetjen se a ishin të pranishëm “Koki” dhe “Friki” në mbledhje, Nikollovski hezitoi të japë përgjigje.

Ndërkaq Zoran Zaevi në konferencë për media tha se për të “Koki” dhe “Friki” nuk ekzistojnë.

“Kur do të dilni me emra dhe mbiemra që të mund të padisin, ju gazetarët apo ngashëm, atëherë mund të flasim me emra dhe mbiemra, kështu që, duhet t’i tregoni. Kur të keni aso dyshime, thoni, dhe kështu organet hetimore do të mund të hetojnë”, tha më tej Zaevi.

Nga ana tjetër, Nikollovski dje tha se përkatësia partiake askënd nuk e amniston prej krimit.

Sekretari i LSDM-së, Lupço Nikollovski
Sekretari i LSDM-së, Lupço Nikollovski

“Për dallim nga shumë të tjerë, të cilët i bllokojnë institucionet dhe luftojnë kundër drejtësisë, nuk duan të vijnë në tryezën negociate vetëm për shkak të kriminalit, ne tërësisht luftojmë kundër tij”, tha Nikollovski.

Nikollovski nuk dha përgjigje as për atë se si do të arrihet 2/3 e votave të deputetëve për Ligjin për Prokurori Publike, nëse Mickoski nuk vjen në takimin e liderëve.

“Ta presim ditën e nesërme, ta shohim a do të ndodh ajo, të mos vjen”, tha Nikollovski.

Përndryshe, takimi i liderëve është paralajmëruar për sot, në ora 14:00. Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski refuzoi ftesën e kryeministri dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev për të marrë pjesë, sepse ai dëshiron që pikë e parë e rendit të ditës së tryezës të jenë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Zaevi e ka refuzuar këkresën e Mickoskit, sepse sipas tij shteti ka humbur shumë, dhe duhet të përqendrohet në zhvillimin ekonomik.

Kryesia Qendrore e LSDM-së
Kryesia Qendrore e LSDM-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button