U eliminua edhe Shkupi nga Liga e Evropës (FOTO+VIDEO)

Klubet e futbollit të Maqedonisë së Veriut janë duke dështuar të kualifikohen në Ligën e Evropës, pasi që edhe dje Shkupi u eliminua nga Pjuniki, njofton Portalb.mk.

Shkupi dje luajti në Shkup dhe humbi nga Pjuniki në rezultat prej 1:2. Që në fillimin e lojës, tifozët që erdhën për ta ndjekur ndeshjen e Shkupit, i humbën shpresat, sepse Pjuniki arriti të shënojë 2 gola edhe atë në minutën e 7 dhe të 30.

Shkupi - Pjunik
Shkupi – Pjunik

Pamundësia që të mbahet edhe rezultati i Erevanit, ku Shkupi doli me barazimin prej 3:3, erdhi për shkak të golit të shënuar nga Edigarjani dhe Miranjani.

Shpresat kaluan nga ana e Shkupit në minutën e 80, por kjo e pamjaftueshme për ta siguruar kualifikimin. Në 5 minuta e fundit, Shkupi luajti me një lojtar më pak.

Paraprakisht që të kualifikohen në Ligën e Evropës kanë dështuar “Akademia Pandev” dhe “Makedonija Gjorçe Petrov”. Se a do të dështojmë edhe si shtet, ka mbetur të shihet në ndeshjen që Shkëndija pritet ta luajë me F91 Dudelange.

Kuqezinjtë të martën përballë F91 Dudelange vazhdojnë paraqitjet në UEFA Europa League
Kuqezinjtë të martën përballë F91 Dudelange vazhdojnë paraqitjet në UEFA Europa League

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button