“Telekom” do të prodhojë bileta për një vozitje për NTP dhe aplikacion të ri për Android

“Telekom i Maqedonisë” e fitoi tenderin me vlerë mbi 2,2 milionë euro për përgatitje të aplikacionit të ri Android për smart telefona, për 300.000 bileta elektronike prej letre për një vozitje dhe për blerje të validatorëve të ri për kartelën “e Shkupit” për transportin publik, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

NTP – Shkup në fillim të korrikut e ka nënshkruar kontratën, me të cilën nga vjeshta që vjen qytetarët përsëri do të mund të blejnë bileta për një vozitje në autobusët e qytetit. Këshilli i Qytetit të Shkupit duhet fillimisht ta përcaktojë çmimin e kësaj bilete, që do të vlen edhe për transportuesit privat.

Me aplikacionin e ri, për smart telefona, nga vjeshta qytetarët vetë do të mund ta rimbushin kartelën “e Shkupit”, por edhe vazhdimisht të kenë pasqyrë për shumën që e kanë në llogarinë e tyre. Nëpërmjet aplikacionit të ri do të mund të përllogaritet koha reale e arritjes së autobusëve në stacionin, të shihet itinerari dhe skema e linjave të autobusëve. Për ata që nuk do ta kenë këtë aplikacion, të gjitha informatat për itinerarin nga transporti publik i Shkupit do të integrohen me Google Transit, ashtu që qytetarët nëpërmjet Gugëll do të mund të gjejnë informata relevante për itinerarin e autobusëve.

Me kontratën e nënshkruar do të blihet edhe tërë pajisja për 35 autobusët e ri të NTP – Shkup, për të cilët në këtë moment është duke rrjedh procedura e tenderit për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm. Veç kësaj, nga vjeshta qytetarët do të kenë mundësi me kartelën “e Shkupit” të validohen edhe në dyert e prapme të autobusëve, me çka do të sigurohet qarkullim më i shpejtë gjatë hyrjes dhe daljes së udhëtarëve. Me këtë tenderi do të blihen 400 validatorë të ri për këtë qëllim. Kontroll më të rreptë do të ketë edhe për ata që nuk paguajnë bileta udhëtimi, për shkak se është paraparë të blihen 70 copë të reja të terminaleve për kontroll të biletave.

Me kontratën me “Telekom” për transportin publik të Shkupit do të sigurohet edhe infrastrukturë komunikimi dhe E–Cloud platformë për funksionim të papenguar të sistemit për kontroll dhe menaxhim me transportin publik edhe për arkëtim elektronik të biletave. Kohëzgjatja e kontratës është 24 muaj, ndërsa “Telekomi Maqedonisë” do të jetë përgjegjës për mirëmbajtjen e këtij sistemi deri në fillim të korrikut të vitit 2021, shkruan në kontratën e publikuar në Sistemin elektronik për prokurime publike.

Nga NTP – Shkup për “Meta” veç më kanë theksuar që sistemi i ri do t’u sigurojë qytetarëve shumë favore, të cilat për momentin nuk i përmban transporti publik i qytetit.. Risitë do të vlejnë jo vetëm për autobusët e NTP, por edhe transportuesit privatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button