Mediat serbe me plotë dezinformata për dhe rreth Katica Janevës

Portali serb “Informer” ka dalë me tekst me të cilin prej në titull e dezinformon opinionin. Në konstruksionin voluminoz të titullit: “Afera “Reket” e trondit Maqedoninë e Veriut!” “Ra” Boki 13, kryeprokurori nën hetim, ndërsa tani u prononcua edhe kryeministri Zoran Zaev!”, është plasuar një e pavërtetë. Kryeprokurori (mendohet për prokuroren speciale publike Katica Janeva) deri më sot nuk është nën hetim, shkruan Meta, transmeton Portalb.mk.

Prokurori publik shtetëror Ljubomir Joveski dhe prokurorja Villma Ruskoska, e cila e drejton rastin “Reket”, deklaruan që për momentin në hetimin, për këtë rast, janë përfshirë vetëm dy persona: Bojan Jovanovski, i njohur si Boki 13 dhe Zoran Mileski, i njohur si Zoki Kiçeec.

Në lidhje me këtë, prokurori i shtetit Joveski, në konferencë për shtyp më 15 korrik tha që në këtë rast të dyshuar janë dy persona për tregti me ndikim për t’u ndërprerë procedura të cilën e ka drejtuar prokuror.

“Tjetër është çështja nëse premtimet janë realizuar ose jo. Hetimi vazhdon për t’u konstatuar kush është i dëmtuar dhe kush ka ushtruar ndikim”, ka thënë Joveski.

Një ditë më pas, prokurorja Ruskoska në intervistë për TV 24 ka thënë që involvimi i prokurorit publik në këtë rast, “tash për tash nuk mund të vërtetohet“.

“Nëse paraqiten prova të forta, me siguri që hetimi do të zgjerohet, por tash me të vërtetë nuk mund të spekuloj dhe do të ishte joserioze nga unë si prokurore të them në çfarë drejtimi mund të na shpie hetimi”, ka thënë Ruskoska.

Veç kësaj, i pasaktë është edhe pohimi në fund të tekstit “Dje policia e Maqedonisë e ka bastisur shtëpinë e Katica Janevës me ç’rast ia kanë marrë telefonin celular”.

Prokuroria publike demantoi që është bërë bastisje në shtëpinë e Janevës, por që vetëm i është konfiskuar telefoni celular.

“Me urdhër të Prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsioniti është konfiskuar telefoni celular prokurores speciale publike Katica Janeva. Megjithëse pesë e mediave kanë publikuar që prokuroria ka bërë bastisje në shtëpinë e saj, nga PTHP e demantojnë këtë lajm, duke theksuar që i është marrë vetëm telefoni celular”, transmeton Radio Evropa E Lirë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button