Ekspertët: Me lendët e PSP-së në procedurë janë të mundshme vonesa dhe vjetërsime

Përfshirja eventuale e Katica Janevës në skandalin “Reketimi” nuk do të paraqes problem juridik me lëndët e Porkurorisë Speciale Publike që janë në procedurë nëpër gjykata, por mund të shkaktojë vonesa dhe anulime, që në fakt, mund të sjell në vjetërsim të disa lëndëve, theksojnë ekspertët që i konsultuam

Shkruan: Тео Bllazhevksi

Pas skandalit të arrestitmit dhe hapjes së hetimit për dy persona të dyshaur për rastin “Reketimi”, me çka me këtë rast përfshihen edhe dy prokuroret e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ngrihet çështja çfarë do të ndodh me lëndët të cilat tanimë janë në procedurë para gjykatave. Jo vetëm ato pas 30 qershorit të vitit 2017, por edhe për lëndët për të cilat kishte ngritur procedurë PSP deri me 30 qershor, gjegjësisht për dhjetra raste nga të cilat afërisht 15 ende janë në proces.

Çështja është aktualizuar si në aspektin politik edhe në atë juridik. Partia kryesore opozitare me të cilat pushteti deritani nuk mund të gjejë gjuhë të përbashkët për ligjin e ri për Prokurori Publike, me të cilat duhet të zgjidhjet statusi i PSP-së, tashmë ka dalë me pretendime që ky skandal ka treguar dhe vërtetuar që PSP është një instrument LSDM-së dhe që e gjithë kjo të cilën po e punon PSP për momentin bie në ujë. Përgjigje për pohime të tilla dha edhe prokurorja e PSP-së, Lençe Ristovska:

Dua të potencojë që ne qëndrojmë pas asaj që kemi punuar deri tash, ju garantojë që të gjithë procedurat që janë hapur deri tash dhe për të cilat kemi vendime dhe gjykime, nuk do të vihen në dyshim për shkak se edhe unë edhe kolegët tjerë mund të ju vërtetojmë që veprimi jonë në to ka qenë në kuadër të kornizave ligjore- deklaroi Ristovska në brifing me gazetarët.

E gjithë kjo ngre dilema nëse do të ketë pasoja juridike mbi lëndët e PSP-së të cilat ende janë nëpër gjykata. Sipas ekspertëve, pasoja më të mëdha nuk do të ketë, por, mund të ketë vonesa dhe vjetërsim të lëndëve.

 LPP NUK KA DISPOZITA QË DO TË BLLOKONIN PROCEDURAT

Profesori në Fakultetin Juridik në Shkup, “Justiniani i Parë”, Gordan Kallajxhiev, vlerëson që në aspekt të Ligjit për procedurë penale (LPP) probleme nuk ka, por që mund të vonesa vetëm në bazë të ligjit të PSP-së

Mendoj që ngjarjet e fundit nuk duhet të ndikojnë në lëndët që janë tashmë në procedurë. Në LPP nuk ka ndonjë pjesë që përcakton situata të tilla. Atje është e rregulluar se si duhet të veperoj gjykata nëse gjykatësi është i përfshirë në lëndë, a e njejta vlen edhe për prokurorët publik. Nëse ka ndonjë problem, prokurori publik hiqet nga rasti dhe në vend të tij vendoset prokuror tjetër. Por. për shkak se prokurori special publik është përfaqësuesi i vetëm i lëndëve të PSP-së, sipas ligjit të PSP-së, vlerësoj që mund të sjell në vonesë përderisa prokurorja speciale është nën hetim. Por, kjo vonesë nuk do duhej të jetë për një periudhë të gjatë nëse sillet ligji i ri për prokurorinë, në suaza të së cilët përfshihet edhe PSP e tanishme- deklaroi Kahajxhiev.

„ ËSHTË E PRITSHME QË MBROJTJA TË KËRKOJË PËRJASHTIM TË SPECIALES …

Mendim të përafërt ka edhe Natalija Petrovska, avokate dhe drejtoreshë e koalicionit të organizatave joqeveritare- Të gjithë për gjykim të drejtë. Ajo nuk pret të ketë probleme ligjore, por më shumë morale që do të shkonin në favor të mbrojtjes..

Çështja e ndikimit të hetimit eventual të prokurores ndaj lëndëve ekzistuese të PSP-së lidhet më shumë në aspektin moralo-etik, se sa në aspektin teknik. Kjo për shkak se LPP nuk parasheh dispozita specifike me të cilat vërtetohet kjo problematikë, “intervenimi” i udhëheqësit të akuzës në lëndën të cilën e përfqëson dhe sanskionim i veprimeve të tilla. Megjithatë, e pakontestueshmë është që mbrojtja do ta shfrytëzojë këtë mundësi që t`i vë në dyshim çdo veprim individual në këto lëndë”.

Petrovska pret që mbrojtja të kërkojë përjashtim të prokurorit special publik dhe do të shpresojë në ” vonim të procedurave dhe qorsokak”:

Për fillim, mund të pritet që mbrojtja të kërkojë dhe insistojë në përjashtim të prokurorit publik i cili e udhëhqeq me këtë prokurori, me qëllim që të eliminohen dyshimet për ndikim eventual, ose më konkretisht, veprim profesional në procedurë. Ja pse: Neni 38, nga LPP parasheh që prokurori publik i Prokurorisë Publike vendos për përjashtim të prokurorit publik në prokurorinë konkrete, ndërsa për përjashtim të prokurorit publik të prokurorisë publike vendos prokurori publik në prokurorinë publike më të lartë se ajo në të cilën është kërkuar një veprim i tillë. Në rastin konkret, prokurori më të lartë se Prokuroria Speciale Publike nuk ka, prandaj në ligjin e PSP-së është e parashikuar që prokurori publik k përgjegjësi profesionale për veprimet ligjore dhe profesionale dhe për punën e tyre përpara Këshillit për Prokurori Publike (ligji 7, faqe 3).

Sipas Petrovskës, procedura për shkarkim të prokurorit publik parakohe, për shkak të punës joprofesionale, nëse inicohet nga Këshilli për Prokurorë Publik, përsëri mund të kalojë në procedurë parlamentare, në fillim për mendim, ndërsa më pas për vendim me propozim të Këshillit. Por, kjo sipas Petrovskit, është më pak e mundur, për shkak se partitë do të sjellin ligjin e ri të prokurorëve me të cilin do të zgjidhet edhe çështja e PSP-së.

 “PERANDORIA” LËNDA MË E MBROJTUR PËR MOMENTIN

Opinioni nuk u morr shumë me fatin e lëndëve tjera, por më shumti me lëndën “Perandoria” për shkak se për këtë lëndë lidhen dyshimet për reketim, me të cilat akuzohen personat të cilat janë nën hetim dhe eventualisht e përfshirë mund të jetë edhe Janeva.  Edhe pse pritshmëritë  dhe shkrimet në rrjetet sociale shkojnë në drejtim që lënda bie në ujë, Petrovska vlerëson që kjo lëndë për momentin është më e mbrojtura:

 Kjo lëndë ndoshta është më e mbrojtura, për shkak se edne është në fazë të hetimit. Cilado prokurori që do ta marrë këtë lëndë në procedurë të mëtejshme, a do të jetë PSP e “re” në përputhshmëri të pozicionim të statusit të LPSP-së ose të Prokurorisë Publike, do të ketë mundësi ta vazhdojë hetimin dhe ta “përmirësojë” dëmin eventual,  nëse vërtetohet që një e tillë eksiston.  Për sa i përket lëndëve tjera, mednojë që do të ketë disa vonesa të procedurave, të cilat nuk shkojnë për shtat të pritshmërive të PSP-së, ndërsa posaçërisht jo në ato lëndë të cilat janë përapra vjetërsimit, me çka hapet mundësi për vazhdim të politikës së mosndëshkushmërisë në vend.

VMRO-DPMNE ” E ÇON UJIN NË MULLIRIN E VETË”

Kështu, pretendimet e VMRO-DPMNE-së që gjithçka që ka punuar PSP deri tash bie në ujë, nuk është asgjë tjetër por imponim i qëndrimeve të gabuara në opinion me të cilat ” e çon ujin në mullirin e vetë”, për shkak se pothuajse të gjithë lëndët që punohen, përfshijnë funksionarë të lartë të akuzuar nga kjo parti.

Kuptohet, është çështje tjetër çka më tej me PSP-në si institucion. Madje edhe vetë indiciet që Katica Janeva dhe Lençe Stefanova janë të përfshira në rastin me të dyshuarin Boran Jovanovski dhe Zoran Milevski, lë shije të keqe në opinion. Pësaçërisht në opinionin e njejtë që gjatë “Revulucionit laramanë” edhe në kohën kur ish presidentit Gjorgje Ivanov shpalli abolim për afërsisht 50 persona, çdoditë, me javë, në ornë 17 tuboheshin përpara zyrave të PSP-së dhe marshonin në rrugët e Shkupit, duke shpallur mbështetje për institucionin, mbi të cilin tanimë është hedhur një hije e madhe. Këtë ndoshta në mënyrë më të saktë e shprehu ish prokurori publik Jovan Trpçevski, i cili në deklaratë për Faktor nuk fshehu zhgënjimin:

„..Personalisht mun d të them se më vjenë keq që ndodhi kështu. Ishim, si të gjithë përkrahësit, për këtë prokurori, ndërsa tani edhe mua personalisht më mposhti“, thotë Tërpenevski. 〈♦〉

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

Burimi: VERTETMATES

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button