Instagrami vjen me një risi dhe jo të gjithë janë të lumtur për këtë fakt

Instagram vjen me një risi, e cila është duke u eksperimentuar në disa vende të botës. Rrjeti i fuqishëm po fsheh numrin e like-ve në postimet e përdoruesve, në disa vende si Australia dhe Japonia, transmeton Revista Class. E gjithë kjo po bëhet për të reduktuar presionin dhe për të mos cënuar vetëvlerësimin te përdoruesit.

Momentalisht Instagrami e tregon numrin total të like-ve që ka marrë një postim, ndërsa me këtë risi do të duket vetëm emri i një prej ndjekësve që e kanë pëlqyer dhe pjesa tjetër do të quhen thjesht “të tjerë”, pa treguar numrin apo emrat e njerëzve që e kanë pëlqyer. Ndërsa çdo përdorues mund ta shohë numrin e pëlqimeve që ka arritur postimi i tij.

Kjo risi do të eksperimentohet fillimisht në vende si: Australia, Zelanda e Re, Irlanda, Italia, Japonia dhe Brazili, më pas në të gjithë botën. Jo të gjithë njerëzit janë të lumtur për këtë risi, duke qenë se për disa është shumë e rëndësishme që numri i like-ve të jetë i dukshëm për të tjerët. Për shembull, influencuesëve, që paguhen për numrin e like-ve që merr një postim, do t`u vështirësohet paksa puna, duke qenë se reklamapaguesit nuk mund ta masin sukesin e një postimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button