Shebek: Do të ishte shaka e mirë që manipuluesi kryesor, qeveria në Serbi, të lufton kundër dezinformatave

Nenad Shebek është konsulent ndërkombëtar për mediat dhe shoqërinë civile. Më parë, Shebek ka qenë drejtor i Fondacionit Heinrih Boll, ndërsa më parë zëdhënës i Këshillit për bashkëpunimit rajonal. Nga viti 2002 deri në vitin 2014 ka punuar si Drejtor ekzekutiv i Qendrës për demokraci dhe rindërtim të Evropës Juglindore. Shebek  më parë ka punuar në mënyrë aktive si gazetar për 26 vjet, nga të cilat 16 për Servisin Botëror të BBC, si korrespondent për Ballkanin dhe nga Moska. Në të njëjtën kohë, ai ka punuar edhe si ligjërues kryesor në kursin pasuniversitar për të Drejtat e njeriut në universitetin e Vjenës, transmeton Meta.mk.

Me këtë sfond impozant, Shebek është bashkëbisedues i shkëlqyer në temën e dezinformatave dhe lajmeve të rreme. Biseda për “Meta.mk” mbuloi tema për situatën në Serbi, por edhe për trajtimin e situatës në Maqedoni në mediat serbe.

Cilat janë manipulimet dhe dezinformimet më të zakonshme të medias në vendin tuaj?

Sikurse është Serbia kryesisht “shtet i kapur” ashtu edhe mediat në vend janë pasqyrë e asaj fatkeqësie dhe nën kontrollin e elitës aktuale në pushtet. Manipulimet më të zakonshëm mediatike kanë të bëjnë me punët e brendshme të vendit, me ç’rast manipulimet që ndërlidhen me lajmet e vendeve të tjera bëhen ashtu që iu përshtaten narrativit që qeveria e konsideron si të dobishëm për agjendën e saj të brendshme. Kjo përfshin manipulim dhe dezinformim të publikut, i cili është i orientuar drejt gjendjes politike, ndërkombëtare dhe sidomos ekonomike të vendit.

Shërbimi i radiodifuzionit (transmetimit) publik mund të quhet i tillë, vetëm sipas emrin që e mban, ndërsa në fakt, me të gjitha mjetet efektive përdoret nga Qeveria për të përmbushur qëllimet e saj. E njëjta gjë ndodh me atë që quhet agjencia shtetërore Tanjug, e cila zyrtarisht ka tre vjet që është mbyllur, por që ende përdoret si mjet propagandues në favor të Qeverisë.

Skena e përgjithshme e mediave tabloide është krejtësisht pro-qeveritare, njësoj si pothuajse të gjithë radiodifuzerët vendas privatë. Manipulimi gjithashtu është veçanërisht aktiv nëpërmjet përmbytjeve mediat me lajme krejtësisht të parëndësishme (ngjarje nga “rijaliti” shfaqje dhe shou programe televizive, shou për starleta etj), në ​​vend se të përqendrohen në problemet reale të vendit – gjendjen e demokracisë , “shtetin e kapur”, gjendja e keqe ndërkombëtare, Kosova etj. Një shembull tipik i përmbytjes me lajme të rrejshme mund të shihet në linkun në vijim, i cili e paraqet situatën në vetëm një medium tabloid serb.

A ka qeveria juaj plan për luftë kundër dezinformatave dhe sa është aktive?

Edhe nëse ka, do të ishte një shaka e mirë, sepse manipuluesi kryesor është vetë qeveria.

A ka bindje aktgjykime ndëshkuese për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm përmes përhapjes së lajmeve të rremë apo gjuhës së urrejtjes?

Gjuha e urrejtjes është veçanërisht e pranishme kur shkruhet për Kosovën dhe “për të tjerët”, përkatësisht për palën shqiptare apo udhëheqësit e partive opozitare. Kjo është veçanërisht e dukshme në gazetat tabloide (“Informer”, “Telegrafi serb”, “Kurir”, “Alo”). Ka pasur disa procese për shpifje, disa prej të cilave janë të fituara edhe (siç është rasti i liderit të opozitës Dragan Gjilas), por me sa e di unë, s’ka pas asnjë rast në bazë në bazë të kallëzimit për gjuhë të urrejtjes ndaj nacionaliteteve tjera dhe popujve tjerë të vendeve fqinje në rajon.

A janë shoqatat e mediave aktive në luftën kundër dezinformatave?

Ekzistojnë dy organizata të mëdha mediatike, UNS dhe NUNS, si dhe Shoqata e gazetarëve të pavarur të Vojvodinës. Dy të fundit janë veçanërisht të përfshira në demaskimin e dezinformatave që ua përshkrova në përgjigjet e pyetjes së parë. Por në një “shtet të kapur”, ajo punë shpesh është mision gati i pamundur.

Si është e përfaqësuar Maqedonia në media?

Në mediat serbe ka pasur ndjenja fortë të theksuara pro-Gruevskit, në periudhën kur nuk ishte ende e qartë se kush do të fitojë luftën politike në Maqedoni e Veriut. Pasi u bë e qartë, u desh kohë që qeveria serbe ta pranonte atë dhe kjo u reflektua në media në të njëjtën mënyrë. Disa media të pavarura (p.sh. “Danas”, “NIN”, “Vreme”) kanë shkruar dhe vazhdojnë të shkruajnë në mënyrë të drejtë dhe objektive. Megjithatë, nuk ka shumë interes për atë që po ndodh në Maqedoni. Përjashtimet u shënuan rreth zgjidhjes së mosmarrëveshjes së emrit me Athinën, rezultatin e ndryshimeve në Shkup dhe gjithçka që lidhet me Kosovën ose Kishën Ortodokse Serbe.

A publikohen shpesh dezinformata për Maqedoninë dhe cilat janë më të zakonshmet?

Shpesh kjo nuk është një çështje e lajmeve të rreme klasike, por më tepër një “kënd” i shikimit të lajmit që publikohet. Dhe duket – nëse regjimi e konsideron të nevojshme – shpesh lidhet me Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button