Sekreti i bukurisë së Kleopatrës është diçka që të gjithë mund ta keni në shtëpi

Bukuria e Kleopatrës jeton në imagjinatën e njerëzve për shekuj me radhë. Kush nuk do ta dijë sekretin e bukurisë së saj? Duket se sekreti i saj është diçka që të gjithëve mund të na ndodhet në shtëpi dhe nëse nuk e keni duhet ta merrni menjëherë, pasi nuk kushton aspak, transmeton Revista Class.

Bëhet fjalë për bimën e aloe veras, e cila njihet për vetitë e saj kuruese dhe për përdorimet në kozmetikë. Disa prej vetive të kësaj bime mrekullibërëse janë: ripërtëritja e lëkurës, stimulimi i kolagjenit, hidratimi dhe vetitë anti-mikrobiale që luftojnë bakteret.

Aloe vera mund të përdoret për të kuruar të prerat, pickimet nga insektet dhe lëkurën e dëmtuar, pasi ndihmon në prodhimin e kolagjenit. Sipas studimeve, Kleopatra e përdorte aloe vera-n në rutinën e përditshmërisë. Prandaj një bimë e tillë ju duhet patjetër në shtëpinë tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button