Debreshi i Gostivarit me stadium të ri futbolli (FOTO)

Një nga kërkesat kryesore të banorëve të fshatit Debresh, njëjtë edhe premtim i kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, këtyre ditëve u realizua në tërësi. Debreshi u bë me stadium për futboll të vogël i cili plotëson të gjitha standardet bashkëkohore, njofton Portalb.mk.

“Ishte kjo një ndër kërkesat dhe nevojat kryesore të Debreshit. Ne si Komunë përpiqemi të investojmë sa më shumë për krijimin e kushteve më të mira për fëmijët dhe të rinjtë tanë, që sadopak të ndikojmë në reduktimin e migrimit të rinisë dhe të pengojmë dukuritë devijuese te kjo grupmoshë. Stadiumi që sapo ndërtuam në Debresh plotëson të gjitha standardet bashkëkohore dhe uroj që rinia e këtij vendbanimi ta shfrytëzojë sa më shumë dhe sa më gjatë”, tha kryetari Arben Taravari.

Për asfaltimin dhe shtrimin me bari artificial dhe granula ekologjike, për ulëset dhe bankat, Komuna e Gostivarit ka pagur rreth 50 mijë euro, ndërsa krahas kësaj janë realizuar edhe punë shtesë për çka është angazhuar edhe Bashkësia lokale e fshatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button