Pendarovski ka nënshkruar dekrete të reja për avancimet e paligjshme që i bëri ish presidenti Ivanov

Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka nënshkruar dekrete për shkarkimin dhe emërimin në Armatën e Maqedonisë së veriut, njofton Portalb.mk.

Nga Kabineti i Presidentit, njoftojnë se presidenti ka vepruar në bazë të vendimit të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, i cili ka konstatuar se ish presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, me dekretet e miratuar për emërime në Armatë më 25 shkurt të vitit 2019-të, gjatë kohës së periudhës zgjedhore. Sipas Antikorrupsionit, Ivanov ka vepruar në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Parandalim të Korrupsionit dhe Konflikt të Interesave.

Burimet nga Kabineti i presidentit sqarojnë se nga gjashtë dekretet për shkarkim dhe emërim, vetëm për njërin, institucioni President i shtetit nuk ka bazë juridike të veprojë. Dekreti ka të bëjë në lidhje me major Vasko Gjurçinovskin, i cili është avancuar me gradën gjeneral nënkolonel. Në Ligjin për mbrojtje, nuk ka bazë ligjore që t’i merret grada, përveç nëse bartës ii gradës personalisht nuk bën veprime të paligjshme, siç janë vepra penale ose shkelje të rëndë disiplinore.

Në lidhje me pesë dekretet e tjerë, tre i mbajnë gradat e formacionit, ndërkaq për pozitën e re të dy të tjerëve duhet që të vendos Armata e Maqedonisë së Veriut dhe Ministria e Mbrojtjes.

Gjenerali i brigadës, Mirçe Gjorgoski i cili është emëruar përfaqësues i Maqedonisë së Veriut në NATO, gjegjësisht Bruksel, me dekretin e ri është shkarkuar nga kjo pozitë dhe i njëjti do të angazhohet në Armatë.

Koloneli Dragan Kovaçki, i cili ishte emëruar për Komandant të Brigadës Mekanizuese Tokësore në Komandën e Bashkuar Operative të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, shkarkohet nga kjo pozitë dhe për të pritet që Ministria e Mbrojtjes t’i japë vend tjetër në Armatë.

Gjenerali i Brigadës, dhe koloneli Mario Jurishiq i mbajnë pozitat në të cilat janë avancuar, ndërkaq koloneli Besnik Emini shkarkohet nga pozita epror në Shtabin Komandues të Bashkuar Operativ në Shtabin e Përgjithshëm dhe është emëruar për komandant të Brigadës Mekanizuese Tokësore në Komandën e Bashkuar Operative të Shtabit të Përgjithshëm të Armatës.

Ekspertët juridik sqarojnë se personat në fjalë nuk kanë të drejtë për t’u ankuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button