Zyra për menaxhim të librave amë nuk e respekton aktgjykimin e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut

Publiku në Maqedoni tepër shpejtë u gëzua për betejën e parë të fituar nga personat transgjinorë në vendin tonë, pasi Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut më 17 janar 2019 solli aktvendim në rastin e X kundër Republikës së Maqedonisë, njofton NOVATV, transmeton Portalb.mk.

Me atë aktgjykim u konfirmua shkelje të nenit 8 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut e cila e garanton të drejtën e jetës private dhe familjare, për shkak të mungesës së kornizës ligjore e cila do të mundësojë njohjen e identitetit gjinor të personit i cili ka apeluar – personi transgjinor përmes ndërrimit të përcaktimit të gjinisë në regjistrin amë dhe në atë mënyrë të sigurojë respektimin e jetës private të apeluesit.

Por, personit X ende nuk i lejohet të ndryshojë shenjën për gjininë në evidencën amë.

Në janar të vitit 2019 GJEDNJ-ja miratoi aktvendim kundër Maqedonisë, me të cilën u konfirmua shkelja e jetës private të një njeriu transgjinor, të cilit nuk i lejohet njohja ligjore e gjinisë, përkatësisht ndryshimin e përcaktimit të gjinisë në evidencën amë. Është e qartë se shteti e ka kuptuar se rasti konkret i është shkelje e të drejtës së aplikuesit, por dhe të personave transgjinorë në përgjithësi, dhe vendosi të mos apelojë në Dhomën e madhe të gjykatës. Aktvendimi ka hyrë në fuqi në prill, ndërsa administrata për menaxhim të librave amë ende nuk e ka zgjidhur çështjen dhe personi X ende s’ka arritur të realizojë të drejtën e njohjes ligjore të gjinisë. Ndërkohë, ende është aktive para institucioneve vendore, prandaj aktvendimi i GJEDNJ ka vërejtje për kohëzgjatjen dhe cilësinë e procedurës, përkatësisht të vendimeve arbitrare me të cilat shkelen të drejtat e personit X.

Në fakt, Gjykata administrative në prill, pak para se aktvendimi përfundimtar i KEDNJ-së të bëhet përfundimtar, morri vendim e të cilin për herë të tretë të pranojë kallëzimin e personit X, por e ktheu çështjen te Zyra për menaxhim me libra amë që të vendosë sërish. Gjykata administrative e ka injoruar aktvendimin e KEDNJ dhe vepron në kundërshtim me ligjet vendore, kështu që në vend se të vendosë për çështjen në bazë të aktvendimit meritor, por çështjen ia ktheu Zyrës, e cila nga ana e saj u shpall jokompetent për të vendosur për këtë çështje.

Edhe pas aktgjykimit të KEDNJ-së, në të cilën ndër tjerash theksohen edhe lëshimet procedurale të institucioneve, shteti vazhdon me shkelje të drejtës së personit X dhe nuk shfaq ndërgjegjësim për pasojat e rënda që i ka shkelja e privatësisë i ka mbi personin. Për këtë, do të informojmë edhe Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, që është përgjegjës për monitorimin e ekzekutimit të vendimeve, që në sesionin e ardhshëm ta merr në konsideratë (mos) zbatimin e aktgjykimit nga ana e shtetit, – thotë avokati Natasha Boskova.

Aktgjykimi i GJEDNJ-së hyri në fuqi më 17 prill 2019. Sipas aktgjykimit të GJEDNJ apeluesit i ka dhënë 9 mijë euro dëmshpërblim për dëm jo material, që duhej të paguhet jo më vonë se 17 korrik 2019.

Byroja për përfaqësim të RMV-së para KEDNJ-së, për të clin është i rezervuar ligjërisht komunikimin me Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës, ka parashtruar disa rekomandime për Zyrën për menaxhim të librave amë, Komisioni shtetëror për procedurat administrative dhe punësimin e shkallës së dytë, Gjykata administrative dhe gjykata e Lartë administrative, si kompetent për kërkesat e përpunimit për ndryshimin e të dhënave në evidencën amë, për harmonizim të vendimeve të tyre me kërkesat e aktvendimit të GJEDNJ.

Nga Byroja për përfaqësim të RMV-së para GJEDNJ thonë se gjykimi i GJEDNJ-së duhet doemos të gjendet para Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës, duke pasur parasysh kompetencat e veta që dalin nga neni 46 të GJEDNJ-së, me të cilin Komiteti i ministrave e mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve GJEDNJ.

Këtë kompetencë Komiteti e realizon në parim, gjatë katër takimeve të rregullta gjatë vitit.

Thelbi i kësaj kompetence të Komitetit të ministrave është të siguruar që shtetet anëtare të Këshillit të Evropës të ekzekutojnë aktgjykimet dhe vendimet e caktuara nga GJEDNJ. Komisioni mbikëqyrjen e ekzekutimit të secilit rast individual me përfundon me miratim të një rezolute përfundimtare. Rezolutat përfundimtare, si dhe të përkohshme dhe vendimet tjera që Komiteti i ministrave mund t’i sjellë lidhur me mbikëqyrjen e ekzekutimit të ndonjë rastit konkret publikohen nga Komiteti i ministrave.

Papërgjegjësi e shërbimit për marrëdhënie me publikun të Zyrës për menaxhim të librave amë

Punonjësja në Zyrën për menaxhim të librave amë, pas e kontaktuam me telefon, ma luti që pyetjet t’i dërgojmë përmes postës elektronike, por në ditët në vijim nuk morëm përgjigje. Kur u kërkuam përsëri me telefon, na tha se nuk e kishte pranuar postën dhe na akuzoi se nuk e kemi dërguar kërkesën fare, ndërsa ne këmbëngulëm që ajo ta kontrollojë përsëri dhe i ofruam që pyetjet t’i dorëzojmë personalisht të shtypura në letër deri në Zyrën për menaxhim të librave amë. Pas ofertës sonë që ne t’i dërgojmë pyetjet personalisht, zyrtarja për marrëdhënie me publikun, menjëherë e gjet e-mailin që ia kishim dërguar disa ditë më parë. Në secilën thirrje tonë të ardhshme telefonike, ajo nuk u përgjigj dhe kurrë nuk iu përgjigj pyetjeve.

Për shkak të shmangies disa javore nga shërbimi për marrëdhënie me publikun, pyetjet do t’i publikojmë këtu:

  1. Pse Autoriteti refuzon t’i lejojë personit transgjinor të ndryshojë shenjën e gjinisë në evidencën amë?

2. Duke pasur parasysh se ky rast ka arritur në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut, a mendoni se mund të ndikojë në perspektivat evropiane të vendit?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button