RMV: Është rritur numri i autobusëve, por ka rënë numri i udhëtarëve (Infografik)

Për dhjetë vjet, në Maqedoninë e Veriut është rritur numri i autobusëve të transportit ndërkomunal dhe ndërkombëtar, e ndërkaq ka rënë numri i udhëtarëve të transportuar, transmeton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS), në vitin 2008 ka pasur 598 autobusë, e siç kanë kaluar vitet, numri ka pësuar rritje, dhe në vitin 2018 ai ka arritur në 996. Viti 2018 paraqet periudhën me numrin e autobusëve më të lartë, që nga viti 2008.

Megjithëse me rritjen e numrit të autobusëve do të duhej të ishte rritur edhe numri i udhëtarëve, sipas të dhënave të njëjta, ka ndodhur e kundërta.

Nëse në vitin 2008 ka pasur 10.147 mijë udhëtarë, në vitin 2008 ka pasur 8.516 mijë udhëtarë. Me numër rekord të udhëtarëve brenda dhjetë vjetësh është regjistruar viti 2013, me gjithsej 16.052 mijë udhëtarë. Afër saj është viti 2011 dhe 2002 me 15.644 mijë udhëtarë dhe 15.595 mijë udhëtarë.

Udhëtarë më së paku janë transportuar në vitin 2016 me 7.221 mijë udhëtarë dhe në vitin 2017 me 7.775 mijë udhëtarë. Pas tyre vjen viti 2015 me 8.074 mijë udhëtarë dhe viti 2004 me 8.115 mijë udhëtarë.

Përndryshe, gjatë lëvizjes këto autobusë duhet të inspektohen nga Inspektorati Shtetëror i Transportit, i cili vepron me vetëm 15 inspektorë. Ndryshe, për 16 muaj ka regjistruar vetëm 8 raste të mbingarkesës së autobusëve të transportit ndërkomunal, e kurse Portalb.mk 2 sosh i ka regjistruar vetëm për një muaj.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button