Cadillac XTS, makina që ndizet me prekje, kushton 60 mijë dollarë (Video)

Fabrika e makinave Cadillac ka hedhur në treg versionin e ri luksoz të këtij modeli. Bëhet fjalë për modelin Cadillac XTS, e cila është prezantuar si më luksozja e kësaj marke të njohur në SHBA.

Makina vlerësohet për komoditetin e saj në udhëtim, por edhe mjaft elementë shtesë të sigurisë.

Çmimi i saj nis nga 60 mijë dollarë.

Ndërkohë që nëse klientët kërkojnë pajise shtesë, apo dizenjim të veçantë në pjesët e brendshme, çmimi mund të jetë më i lartë. Sediljet e saj janë më lëkurë origjinale dhe të punuara me dorë.

Një pjesë e aparaturave të saj të brendshme janë pajisur me sistemin me prekje “touchscreen”, njëlloj si telefonat.

Po ashtu, disa komanda janë pajisur që të aktivizohen edhe nëpërmjet zërit. Por kjo komandë gjatë nisjes së udhëtimit fiket, për të mos krijuar konfuzion për drejtuesin e mjetit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button