BDI-ja me propozim-ligj për “veting”  

Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk e jep propozim-ligjin për “veting”, që qytetarët ta shohin se çfarë në fakt zyrtarisht kërkon kjo parti, për siç kanë deklaruar, procesin e pastrimit të funksionarëve të inkriminuar në krim, njofton Portalb.mk.

Shefi i kabinetit të kryetarit të partisë, Artan Grubi, nuk u përgjigjet thirrjeve dhe porosive tona telefonike për të na treguar se ku ndodhet propozim-ligji, dhe nëse mundet ta shohim se çfarë përmban i njëjti. Nuk u përgjigj gjithashtu edhe zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani.

“Nuk fshehim asgjë, është shumë transparente dhe serioze. Për atë dhe do të jetë temë diskutim në takim liderësh”, kështu thotë koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së, në Kuvend, Ejup Alimi pasi që i thamë se po krijohet bindja në opinion se po fshihni diçka në lidhje me këtë çështje.

“E presim prononcimin e partive politike dhe pastaj do të shohim. Artani ka shpjeguar se çfarë përmban propozim-ligji. E njëjta do të jetë dhe temë e takimit të liderëve. Në bazë të dinamikës së punës, sipas agjendës së Parlamentit, pritet që për këtë çështje të diskutohet pas pushimeve të gushtit. Qëllimi është që të harmonizohet dhe të ketë sukses. Nuk është që të ketë pajtim prej të gjithëve, ky është ligj sistemor dhe jo shkel e shko, dhe nuk është qëllimi të shtyhet me forcë. Qëllimi është fisnik dhe e përkrahin komplet bashkësia ndërkombëtare”, shtoi për Portalb.mk Alimi.

Nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut na thanë se, zyrtarisht deri tek ata nuk është propozim-ligj i tillë, ndërkaq jo-zyrtarisht morëm vesh se i njëjti është dhënë te deputetët në mënyrë jo-formale për t’u shqyrtuar nga partitë.

Ndonëse propozim-ligjin e kanë deputetët, për të njëjtin dihet vetëm për atë që ka treguar BDI-ja, gjegjësisht deputeti Artan Grubi.

“Parashihet kontroll i të gjithë funksionarëve aktual, të presidentit të shtetit, anëtarëve të Këshillit të Komunës, Bordit Udhëheqës në ndërmarrje, ministrave, deputetëve, për edhe të gjithë prokurorëve dhe gjykatësve, dhe të gjithë kandidatëve të propozuar për funksione publike. Qeveria dhe Kuvendi kur të votojnë, paraprakisht të kenë kontrollim të personave. Deri më tani, institucioni i kontrollon pasi që të zgjedhen’, ka thënë Grubi.

Për zbatimin e procesit të “vetingut”, parashihet themelim i një Agjencie të pavarur.

Paraprakisht, Osmani e ka konfirmuar se do ta diskutojnë këtë temë në takimin e liderëve.

“BDI do të kërkojë të fillohet me realizimin e iniciativës për “veting”. Vlerësojmë se ajo është e domosdoshme nëse duam ta kthejmë besimin e qytetarëve në institucione, por edhe institucioneve të BE-së dhe kërkon që të plotësohen të gjitha çështjet që na hapin rrugën për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Unionin”, tha Osmani.

“VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button