Merko është kërcënuar, në Qeveri s’është kërkuar t’i merren ingerencat

Kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko është kërcënuar me jetë, transmeton Portalb.mk.

Kërcënimin me jetë e ka konfirmuar Merko dhe Ministria e Punëve të Brendshme (MPB). 

Megjithëse në media u tha se i njëjti ka dorëzuar te Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut ingerencat në fushën e planifikimit urbanisitik dhe të dhënies së lejeve për ndërtim, një gjë e tillë deri tash nuk ka ndodhur.

“Deri në këtë çast, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka arritur informacion i tillë”, deklaruan për Portalb.mk. nga Qeveria.

Kjo vjen pasi që kohës së fundit është alarmuar për mundësinë e fshirjes së Ohrit nga Lista e UNESKO-s për shkak të mbindërtimeve pa leje në Strugë dhe Ohër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button