Drejtori Asani: Po përgatiten vendime për konfiskim të pasurisë së Sead Koçanit

Javën e kaluar në Agjencinë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar (AMPK) kanë arritur kanë aktvendime të plotfuqishme në lidhje me konfiskimin e pronës së “Transmet” dhe Sead Koçanit, njofton Portalb.mk.

Siç bëri të ditur sot drejtoi i kësaj AMPK-së, Faton Asani janë përgatitur 26 vendime për kalim të pronës së konfiskuar te AMPK-ja.

“Javën e kaluar në Agjencinë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar kanë arritur katër aktvendime të plotfuqishme për konfiskim të pronës së “Transmetit” dhe Sead Koçanit. Janë përgatitur 26 vendime për kalim të pronës së konfiskuar në emër të Agjencisë. Nga ata, 23 prona janë të pastra, kurse tre janë nën hipotekë. Gjithashtu, ka edhe 204 vetura, për të cilat tash për tash po realizohet verifikim se nëse janë nën hipotekë”, tha Asani.

Asani ka deklaruar se aktvendimi është voluminoz, dhe se “bëhet fjalë për pronë në vlerë prej 17 deri 18 milionë euro, prandaj për këtë duhet të punohet me kujdes”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button