SHGM: Rasti i “1 TV”-së është alarmi i fundit për reformat urgjente në media

Zhvillimet e fundit me paraburgimin e Bojan Jovanovskit, menaxher i medias “1 TV”, ngrenë dyshime rreth abuzimit serioz të medias në llogari të pasurisë personale të disa individëve. Ky zhvillim i ngjarjeve lidhur me 1TV gjithashtu paraqet një goditje serioze ndaj reputacionit të gazetarisë profesionale, dhe nëse nuk ka zgjidhje ligjore, kjo mund të shkaktojë rënie në besimin e publikut ndaj gazetarëve dhe mediave, thuhet në reagimin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), transmeton Portalb.mk.

SHGM gjithashtu shpreh shqetësimin edhe për gjendjen e gazetarëve dhe punonjësve mediatik të punësuar në këtë televizion, të cilët shkaku i këtij skandali mund të mbesin pa punë. Kjo gjithashtu mund të ketë një ndikim negativ në tregun e përgjithshëm të punës në sektorin e medias.

“Kjo gjendje le të jetë alarmi i fundit për zbatim urgjent të reformave të paralajmëruara dhe të premtuara në fushën e medias, por edhe në biznesin e përgjithshëm të medias, përmes monitorimit të nevojshëm në lidhje me mënyrën e financimit të medias dhe në lidhje me pronësinë. I bëjmë thirrje Qeverisë dhe opozitës, përmes Parlamentit, që të gjejnë një mekanizëm për zhbllokimin urgjent të procedurave parlamentare përmes të cilave reformat që janë të rëndësishme për sferën tonë të medias duhet të vazhdojnë”, thuhet në reagimin e SHGM-së.

Nga atje kërkojnë që:

  • AShMAA të bëjë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në mënyrë që të përcaktohet nëse televizioni 1TV ka shkelur dispozitat e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele,
  • Prokuroria Themelore Publike në Shkup dhe institucionet përkatëse të bëjnë një hetim të shpejt dhe efikas dhe të kontribuojnë që të hiqet dyshimi tek publiku se institucionet veprojnë në mënyrë selektive dhe nuk punojnë në interes të qytetarëve.

Sipas SHGM-së, zgjidhja e shpejt e këtij rasti do të jetë shumë e rëndësishme edhe për të ardhmen e gazetarëve dhe punonjësve mediatik në 1TV.

Ndryshe, “Boki 13” është paraburgosur pasi që PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar ka hapur lëndë ku ata janë të dyshuar për reket të biznesmenëve nëpërmjet prokurores publike, e cila jozyrtarisht thuhet se është Katica Janeva e PSP-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button