Rexhepi dhe Veseli me medalje nga Suedia

Në Stokholm të Suedisë po shkëlqejnë dy mundësit e rinj nga Shkupi, Ertan Rexhepi dhe Besmir Veseli. Në turneun e fundit “Bjorner cup 2012”, Besmir Veseli u stolis me ari, ndërsa Ertan Rexhepi me argjend.

Këto nuk janë medaljet e vetme për shkupjanët e rinj, pasi javën e kaluar në Suedi, në turneun “Hammarslaget 2012” Ertan Rexhepi fitoi medaljen e artë. Dy mundësit që vijnë nga klubi “Tefeyuz” nga Shkupi, në këto turne po luftojnë për klubin suedez “Botkyrka Ërestling Academy”./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button