Serie A u “pushtua” nga shqiptarët

Aristidi Kolaj është shqiptari i radhës që në edicionin e ri do të jetë pjesë e Serie A. Sulmuesi i talentuar që është pjesë e Sasuolos U-19 është grumbulluar me ekipin e parë nga trajneri, Roberto De Zerbi.

Ai e shikon shqiptarin si një potencial për të ardhmen ndaj e ka ftuar të stërvitet me Sassuolos në fazën përgatitore. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për Kolaj që të shfaq vlerat e tij në fushë me ekipin e parë dhe të jetë një opsion për stafin teknik gjatë kampionatit, transmeton OraNews.

20-vjeçari i cili ka debutuar me Kombëtaren U-21 të Alban Bushi në maj të këtij viti, po stërvitet me futbollist të shkëlqyer si Berardi & Co.

Një shans për të përfituar ngarkesë maksimale stërvitore, por edhe për të fituar eksperiencë në skuadrën e parë të Sasuolos. Për Kolajn, ky mund të jetë momenti në karrierën e tij në të cilin të jetë pjesë e ekipit të parë përgjatë sezonit në vazhdim.

Kolaj mund të luajë si sulmues kryesor, por edhe në rolin e mesfushorit të avancuar në krah, si edhe sulmues anësor. Në sezonin e kaluar, 20-vjeçari grumbulloi 17 ndeshje, 16 në kampionatin Primavera, ku shënoi 6 gola dhe kontriuboi me 5 asiste. gjithashtu shënoi 1 gol në Coppa Primavera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button