Balla: Për 30 vjet diasporën vetëm e kanë rrjepur e nuk i kanë dhënë asgjë

Në studion e emisionit “A show” në “News24” inxhinieri Esat Balla që merret me kauzat e emigrantëve ka deklaruar se shteti shqiptar duhet të kujdeset më shumë për shqiptarët jashtë vendit, pasi ata ndihen të braktisur, si jetimë, transmeton Portalb.mk.

“Shqiptarët janë shpërndarë siç i shpërndau fati dhe jo sipas asaj që ka organizuar shteti. Për 30 vjet, diasporën vetëm e kanë rrjepur e nuk i kanë dhënë asgjë. Edhe shqiptarët në Itali e Greqi mund të marrin pension në shtetin grek dhe atë italian. Faik Konica thotë se armiku i shqiptarëve janë shqiptarët. Ne duhet të bëhemi bashkë për të luftuar për pensionet”, tha Ballaemision.

Sa i përket pensioneve, Balla tha se së fundmi Italia nxori një ligj që i njihet pensioni i shqiptarëve që kanë shumë vjet punë në vendin fqinj.

“Italia ka nxjerrë një ligj që nxjerr në pension ata që janë të një moshe 60, 62 apo 67. Nëse unë për shembull jam 62 vjeç, por kam punuar shumë vjet, mund të dalë në pension që tani për shembull dhe i hapet rruga të rinjve”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button