7 tendencat që ndjekin vajzat me stil këtë verë, mësojini edhe ju cilat janë

Industria e bukurisë po kalon disa ndryshime. Ka lajme të mira: Moda po bëhet më e thjeshtë dhe e natyrshme. Ne nuk duhet të kemi më vetulla të përsosura, qërpikë shumë të gjatë, ose thonjë që s’të shërbejnë për asgjë. Mirëpo, bota e modës ka ende shumë për të na befasuar, transmeton Revista Class. A jeni gati për këto tendenca që vajzat me stil po i aplikojnë këtë verë? Hidhuni një sy edhe ju:

Nuk ka më forma të përsosura për vetullat

Këtë vit, vetullat natyrale janë në trend (në aspektin e ngjyrës, gjatësisë dhe formës). Por ato duhet të jenë të personalizuara dhe të pastra. Ju mund të përdorni xhel të veçantë vetulle dhe të provoni stile afatgjata në mënyrë që të gjeni stilin që ju pëlqen.

Ngjyra vjollcë e flokëve

E pazakontë, e ndritshme, e ngjashme me kukullat, ekstravagante – të gjitha këto mbiemra përshkruajnë flokët ngjyrë vjollcë. Deri vonë kjo ngjyrë e flokëve, ishte çudi për shumë njerëz, por për momentin, kjo ngjyrë është hit.

Muskujt e barkut nuk janë më në modë

“6-pack abs” nuk janë më në modë. Në vend të muskujve vajzat me stil demostrojnë një tjetër tipar të trupave të tyre-një vijë të qartë vertikale. Për të arritur këtë efekt, duhet të jeni në një dietë të veçantë, të bëni stërvitje për të punuar në këtë fushë dhe sigurisht edhe gjenetika ka rolin e saj.

Pikat

Njerëzit që kanë pika në fytyrë që nga lindja janë krenare për to dhe nuk i fshehin. Ndërsa ato që nuk i kanë, i shtojnë. Disa vajza përdorin produkte kozmetike për t’i bërë, ndërsa të tjerat shkojnë më larg me tatuazhe.

Piercing në gishta

Mënyra më e pazakontë për të vendosur një diamant është brenda gishtit tuaj. Procedura në vetvete nuk merr më shumë se disa minuta. Ky është një trend i kësaj vere, por mund ta dëmtojë lëkurën nëse nuk jeni të kujdesshëm.

Balluket e shkurtra

Balluket e shkurtra dhe dramatike, retro, Audrey-Hepburn janë mjaft “IN” në listën e tendencave moderne të modës. Këto balluke nuk kërkojnë ndonjë aftësi të veçantë për stilim. Ato duken mirë për një kohë të gjatë dhe lejojnë një grua të duket më e re.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button