Janë shitur 1.400 etiketa dhe kartela për pagesë elektronike të taksës rrugore

Shoferët e Maqedonisë kanë blerë rreth 1.400 tage dhe kartela për pagesë elektronike në pikat për pagesë të taksës rrugore në javën e parë pas fillimit zyrtar të këtij projekti. Rreth 40 për qind e pajisjeve të shitura transponderë mikrovalë (tage) që kushtojnë 1.200 denarë, ndërsa pjesa e mbetur 60 për qind janë smart – kartela pa kontakt që mund të blihen për 100 denarë. Nëpër pikat për pagesë të taksës përgjatë Korridorit 10 tashmë është liruar një korsi për lëvizje të atyre qytetarëve të cilët kanë blerë kartelë ose tag, të cilët munden shumë më shpejtë dhe më thjeshtë të paguajnë taksën se shoferët e tjerë.

Drejtori i Ndërmarrjes Publike për rrugë shtetërore Zoran Kitanov në një deklaratë për “Meta”, tha se së pari është mundësuar abonimi (pri-pejd) e taksës rrugore, me të cilin qytetarët mund të plotësojnë kartelën ose etiketën për një shumë të caktuar. Për realizimin e post-pejdit po zhvillohen negociata me bankat, kjo metodë e pagesës duhet të futet në përdorim më vonë. Ajo metodë do të jetë veçanërisht e rëndësishme për kompanitë e mëdha të transportit që kanë më shumë automjete, të cilat kanë nevojë për më shumë pajisje për pagesë elektronike dhe paguajnë shumë shpesh taksa rrugore.

Pagesa elektronike e taksës rrugore në Korridorin 10 zyrtarisht filloi më 3 korrik të këtij viti. Kartelat dhe etiketat mund të blihen në stacionet për pagesë përgjatë Korridorit 10 dhe në qendrën e kontrollit të NP për rrugë shtetërore në Petrovec. Shuma minimale e rimbushjes është 300 denarë, ndërsa pagesa elektronike u mundëson shoferëve të realizojnë zbritje nga 2 deri në 7 për qind, varësisht nga shuma me të cilën do t’i rimbushin pajisjet e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button