Policia italiane dhe FBI në aksion të përbashkët kundër mafias

Policia italiane dhe agjencia federale hetimore amerikane FBI kanë zbatuar një aksion të përbashkët kundër grupeve mafioze në Itali dhe grupeve kriminale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për të cilat është konstatuar se veprojnë bashkërisht, transmeton Anadolu Agency.

Mediat italiane bënë të ditur se forcat italiane të sigurisë dhe FBI-ja amerikane zbatuan aksion të përbashkët në rajonin Palmera dhe New York nën emrin “Lidhja e Re” (New connection”.

Hetimi zbuloi një lidhje midis grupit mafioz në Sicili të quajtur Inzerillo me një grup kriminal dhe familjen Gambino në New York.

Theksohet se rreth 200 pjestarë të forcave të sigurisë morën pjesë në aksionin në rajonin e Italisë, ndërsa deri më sot së paku 19 persona janë arrestuar.

Ndër të arrestuarit në Palermo është kryetari i qytetit Toretta,Salvatore Gambino, ndërsa ai ngarkohet me dhënien e mbështetjes për strukturat e mafies. Të dyshuarit tjerë të arrestuar në aksionin në fjalë akuzohen për vepra penale, duke përfshirë “anëtarësimin në grupe mafioze”.

Nga policia italiane theksojnë se aksioni është ngritur për shkak të njohurive se grupi mafioz Inzerillo sërish ka filluar të veprojë në rajonin Passo di Rigano.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button