Autostrada Kërçovë-Ohër do të ndërtohet me nxitim, kinezë dhanë premtimin dhe 380 milion euro

Ndërtimi i autostradës Kërçovë-Ohër në periudhën e ardhshme do të ndërtohet me nxitim, ndërsa për gjysmën e pjesës ndërmjet Vrbjanit dhe Ohrit do të bëhet përpjekje që të kryhet vitin e ardhshëm, transmeton META.mk. Këtë sot e konfirmoi Ministri për transport dhe lidhje, Goran Sugareski, i cili theksoi se banka kineze “Kesim” i dhuroi në dispozicion qeverisë së RMV-së gjithsej 380 milion euro për këtë autostradë.

Ministri Sugareski deklaroi se gjysma e ngelur e autostradës, në pjesën ndërmjet Kërçovës dhe Vrbjanit, do të kryhet deri në fund të afatit të paraparë, në qershor të vitit 2021. Ndërkohë, Ndërmarrja publike për rrugët shtetërore, këtë verë duhet të zgjedhë kompaninë që do të riprojekton mangësitë e vërtetuar në dokumentet për autostradën Kërçovë-Ohër. Për përpunimin dhe kompletimin e dokumenteve për projektet themelore dhe projekteve për infrastrukturë do të duhet një vjet, por paralelisht mund të vazhdohet në segmentet e autostradës ku nuk ka probleme në projekt.

Autostrada Kërçovë-Ohër është e gjatë 57 kilometra, për të cilën shteti do të shpenzojë 598 milionë euro. Ndërtimi i kësaj pjese të Korridorit 8 filloi në shkurtë të vitit 2014, por disa vjet më vonë u konfirmuan lëshime serioze në dokumentet e projektit. Si rezultat i kësaj, vlera fillestare e autostradës u shtrenjtua për 180 milion euro, ndërsa afati është prolonguar për tre vjet e gjysmë.

LEXO: Ja sa kohë duhen që të mbarojë autostrada Ohër-Kërçovë
LEXO: Për shkak të populizmit pësoi keq autostrada Kërçovë-Ohër
LEXO: Autostrada Kërçovë-Ohër shtrenjtohet në mënyrë misterioze
LEXO: Sugareski dhe Lisijan biseduan për autostradat Kërçovë – Ohër dhe Milladinoc – Shtip
LEXO: Për shkak të një gabimi në projektim, autostrada Ohër-Kërçovë do të kushtojë 100 milion euro shtesë
LEXO: Kësti i parë prej 22 milionë euro nga kredia kineze për autostradat duhet të paguhet në korrik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button