Kategorizimi ekologjik i automjeteve nuk do të jetë obligativ

Kategorizimi ekologjik i automjeteve nuk do të jetë i obligueshëm, por fakultativ, por automjetet e pa kategorizuara s’do të lejohen të qarkullojnë në zonat e ndaluara për lëvizje të automjeteve që do t’i shpallin autoritetet lokale në kushte të ndotjes së zmadhuar të ajrit nëse i plotësojnë kushtet për marrje të etiketës së gjelbër ekologjike. Në ditët kur ka ndalesë do të mund të qarkullojnë vetëm automjetet me etiketë të gjelbër, transmeton NOVA.

Këto janë konkluzionet nga debati i sotëm për amendamentet në Komisionin amë të kuvendit për çështje ekonomike për Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për automjete në lexim të dytë me ç’rast janë pranuar 4 nga 13 amendamentet e parashtruara.

  • Etiketë të gjelbër ekologjike do të mund të marrin automjetet që e plotësojnë standardin EURO 5 dhe më shumë por edhe automjete me EURO 4 dhe EURO 3 standarde në të cilat është instaluar aparat për gaz ose metan, si dhe automjetet hibride dhe elektrike. Nga kushti për kategorizim do të përjashtohen automjetet e ushtrisë, policisë, zjarrfikësve dhe ndihmës së shpejtë, si dhe automjete në të cilat udhëtojnë persona me pengesa. Ato do të mund të lëvizin edhe në zonat ku ka ndalesë për lëvizje për shkak të ndotjes së ajrit. Shpenzimi për etiketën ekologjike do të jetë në llogari të qytetarëve, ndërsa për lëshim të etiketës së gabuar ekologjike është paraparë gjobë prej 250 euro në kundërvlerë të denarëve për personin përgjegjës në shërbimin teknik.

Në zgjidhjen ligjore janë paraparë 170 milionë denarë për subvencionim të instalimit të aparatit për gaz ose metan në automjete me EURO 4 standarde dhe më pak, si dhe për blerje të automjetit të ri sipas sistemit, të vjetër për të re. Fillimisht këto mjete janë paraparë për subvencionim të blerjes së automjeteve të reja hibride dhe elektrike, por me amendamentet është ndryshuar zgjidhja. Megjithatë, ata të cilët do të blejnë automjete hibride dhe elektrike do të mund të përdorin subvencione nga programi automjet të vjetër për automjet të ri.

Implementimi i zgjidhjes ligjore do të fillojë 12 muaj pas hyrjes së ligjit në fuqi me qëllim që të bëhet harmonizimi me ligjet tjera, ndërsa në tre vitet e para pas zbatimit të ligjit do t’u mundësohet pronarëve të automjeteve me EURO 4 standardet të fitojnë etiketë të gjelbër ekologjike nëse kërkojnë.

  • Në mbledhjen e Komisionit janë pranuar vetëm amendamentet e parashtruara nga deputetë të shumicës parlamentare, ndërsa nuk u pranuan nëntë amendamente të parashtruara nga deputetë të opozitës me të cilat kërkohej të mos ketë aspak kategorizim të automjeteve me etiketa ekologjike. Për opozitën ndryshimet e miratuara janë populiste dhe me ato aspak nuk do të zgjidhet ndotja e ajrit, por do të dënohen qytetarët më të varfër të cilët kanë automjete me kategorizim më të ulët dhe do të kufizohet lëvizja e tyre. Në vend të kësaj, propozojnë që shteti fillimisht të zbatojë masa për reduktim të ndotjes siç është subvencionim për instalim të aparatit për gaz dhe metan, pastaj t’i karakterizojë automjetet.

Se me ligjin e ri për automjete nuk do të zgjidhet ndotja u pajtua edhe zëvendës ministri i ekonomisë Kire Naumov, por ai theksoi që kategorizimi i automjeteve, megjithatë, do të kontribuojë për zvogëlimin e ndotjes.

LEXO: Ligji i ri për veturat në Shkup, Ministria e Mjedisit do t’i definojë etiketat ekologjike për veturat
LEXO: Maqedoni, për drejtim të makinave pa etiketë ekologjike, dënim prej 500 euro
LEXO: Dhënia e etiketave ekologjike pa matje është masë e gabuar, reagojnë ekologët

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button