fbpx

Pamje të trishta në deponinë e Shutkës: elbi, duhani dhe mbeturinat piqen pranë njëri-tjetrit (FOTO+VIDEO)

Hapësira prej 170.000 metra katrorë, që gjendet 5 kilometra prej qytetit të Shkupit ka filluar të pastrohet, por paralelisht me këtë, për fat të keq vazhdon hedhja e mbeturinave në të. Tashmë e evidentuar si deponi ilegale e Shuto Orizares (Shutkës), hapësira e cila vazhdimisht digjet, rrethohet edhe me tokë të mbjellur me elb dhe duhan, transmeton Portalb.mk.

Toka pjellore
Toka pjellore

Territori që nis me Kishën “Shën Atanasij” dhe varrezat e Vizbegut – pjesë kjo e pastruar, përfundon me gropën e deponisë. Vendi afër saj, Vizbegu popullohet nga shkupjanë kanë ikur nga ndotja e në qytet, por kanë gjetën deponi. Mysafirë të shpeshtë i ka të miturit, të cilët në vend të sallave sportive, aftësitë fizike i zhvillojnë duke grumbulluar aty shishe dhe hekur.

Rruga që të shpije drejt deponisë është e asfaltuar, megjithëse vende-vende me gropa.

Sapo mendon se aty mund të shohësh vetëm ara të mbjella me duhan dhe elb, shfaqet tabela që shkruan “Ndalohet hedhja e mbeturinave”, e vendosur sipër dyerve të mbyllura me hekur, prapa të cilave shihet hapësira, e cila edhe pse deri diku e pastruar, dëshmonte për ekzistencën e mbeturinave. E njëjta hyrje, shpie edhe në drejtim të Kishës dhe varrezave.

Pasi kalon derën e deponisë, në të majtë gjendet rruga në drejtim të Kishës dhe varrezave
Pasi kalon derën e deponisë, në të majtë gjendet rruga në drejtim të Kishës dhe varrezave

Në çastin kur menduam se rrëfimi për grumbullin e mbeturinave në këtë deponi e cila kishte bërë që qytetarët e Shutkës, Vizbegut, Çairit, Butelit dhe Karposht të thithnin helm, kishte marrë fund, na ndodhi e kundërta. Ajo ende po digjej. Shtuar edhe temperaturat e larta, ishte edhe vatër e insekteve të ndryshme. Duke ecur më thellë, u alarmuam sërish kur para nesh u shfaq deponia e re.

Deponija e Shutkës duke u djegur

Deponija e Shutkës - bashkëbisedim me qytetarët 3

“Ne këtu jetojmë që nga viti 2007. Erdhëm nga qyteti, ndërtuam shtëpi që të jetojmë në një ambient rural dhe të pastër. Dhe tash këtu na gjeti një deponi e tmerrshme, e cila tërë vitin, unë iu lajmërova të gjithë mediave dhe institucioneve të ju sqaroj se ndotja e ajrit vjen nga këtu. Pse? Sepse brenda ditës erërat lëvizin nga veri-perëndimi drejt jug-lindjes dhe ndotet Shutka, Çairi, Shkup – Veriu, deri në Lisiçe. Kjo shihet edhe në incizime satelitore, kurse gjatë natës, erërat e ndryshojnë drejtimin, nga veriu drejt jugut. Dhe atëherë tërë Shkupi ndotet”, tha qytetari Lupço Ristevski, i cili udhëheq edhe grupin e qytetarëve të Vizbegut të cilët në vazhdimësi kanë reaguar për dëmet ekologjike të kësaj deponie.

Deponija e Shutkës - bashkëbisedim me qytetarët 3
Bashkëbisedim me qytetarët

Një tjetër qytetar tregoi se si më parë Vizbegu është lavdëruar për ajrin e pastër. Sipas tij, situata eskaloi gjatë 5 vitëve të fundit, veçanërisht pasi Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” u largua nga aty.

“Jemi zhvendosur nga Karposhi këtu në 2010-n. Prindërit kanë blerë tokë, dhe kanë filluar të ndërtojnë shtëpi. Deri më 2016-n ka qenë në rregull këtu, këtu nuk kishte stacion ngarkim – shkarkimi, nuk u gjuajt mbeturina. Deponia është formuar që nga më parë de 2016-n, por eskaloi kur u formua këtu rruga që të merret dheu për unazën, dhe tash është keqpërdorur. Në Vizbeg kemi pasur një thënie, se kur do të zbritni nga autobusi, së paku ajri është i pastër. Nuk ka njeri që këtë thënie nuk e ka thënë, sa herë që jemi pyetur se pse jetojmë këtu. Kjo duket një thënie shumë qesharake, por më parë këtu ajri ka qenë shumë i pastër, kurse edhe kjo tash nuk është pothuajse për gjysmë viti. Tash si vjen koha, ndoshta nuk duket aq shumë, por ndikon në ajër, ndihet kjo”, tha një tjetër qytetar.

Të miturit që grumbullojnë shishe plastikeje

Historia e njerëzve të rrezikuar nga deponia nuk mbaron këtu. Vazhdon me të miturit, Riamondin dhe Akiun të cilët ishin rritur aty duke mbledhur hekura dhe shishe plastikeje, për t’i këmbyer të njëjtat në vlerë parash. Ata nuk dinin për dëmet ekologjike të deponisë, andaj ky nuk ishte halli i tyre. 

Bashkëbisedim me të miturit që grumbullonin shishe plastikeje
Bashkëbisedim me të miturit

Portalb: Çfarë kërkoni ju këtu në mes të deponisë?
Riamondi: Po mbledhim shishe plastikeje. Më pas i shesim.
Portalb: A nuk mendoni se këtu është rrezik që të grumbullohen shishe?
Riamondi: Pse të jetë rrezik?
Gazetarja: Por kjo është deponi.
Riamondi: Me të drejtë e ke, mund të ndodh që ne të infektohemi nga këto. Nuk e kemi ditur. Ne këtu jemi rritur. Oho, ka një kohë të gjatë që vijmë ne këtu. Unë me nënën time kemi mbledhur shishe. Shishet më pas i sheshim nga 300 denarë në thes. Kjo më parë ka qenë krejt e mbushur, janë hedhur edhe hekura, por tash nuk ka aq. Edhe ato hekura i kemi mbledhur ne, i kemi shitur pastaj, por nuk e kemi ditur se këtu është rrezik.

Vetura me mbeturina, por pa targa

Dhe derisa ne realizonim bisedën me të miturit, prapa nesh u dëgjua një zë makine, e cila e mbushur me mbeturina prej plastikeje, por pa targa afrohej në drejtimin tonë. Nga pyetjet që ia parashtruam vozitësit, u kuptua se makina ishte aty për të hedhur mbeturina dhe se e njëjta ishe me lejen e Komunës së Shuto Orizares. Kjo ishte në kundërshtim të asaj që ishte vendosur nga vetë koordinimi ndërkomunal dhe ndërinstitucional se, nuk duhej të hidheshin mbeturina, duhej të pastrohej dhe gjelbërohej vendi i deponisë. 

Hedhësi i mbeturinave

Hedhja e mbeturinave

Në dalje të deponisë, dyert të cilat në fillim ishin të mbyllura me lloj-lloj hekuri dhe me dry, tash ishin të hapura. Ndryshe nga ne që hymë në këmbë dhe nga pjesë anësore e hyrjes, me makinë hynë vetëm hedhësit e mbeturinave. Nga kjo u kuptua, se ata kishin çelësat dhe i hapën dyert.

Deponia gjendet përballë rezervuarit të ujësjellësit, i cili sipas Institutit të Shëndetit Publik rrezikohet të kontaminohet. Ata kanë rekomanduar pastrim të deponisë dhe dezinfektim të vendit, e ndërkaq për personat që kanë menaxhuar me të – vaksinim.

Deponia e Shutkës me dyer të hapura
Deponia e Shutkës me dyer të hapura

Vetëm qindra metra larg deponisë, afër zonës industriale, e takuam kryetarin e Komunës së Butelit, Velimir Smilevskit, në territorin e së cilës komunë bie Vizbegu. I pyetur prej Portalb-it, ai tregoi se me kryetarin e Komunës së Shuto Orizares dhe Qytetin e Shkupit janë marrë vesh që të pastrohet deponia, dhe në të të mos hidhen mbeturina, por vetëm mbetje ndërtimore.

Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski 3
Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski 3

“D.m.th. ta pastrojmë deponinë? Ajo deponi asnjë milimetër nuk hyn në territorin e Butelit. Ne bëjmë përpjekje dhe e ndihmojmë Shuto Orizaren që të grumbullohet mbeturina, të ngarkohet në vetura, do të thotë se punën kryesore e ka Qyteti i Shkupit, Ministria e Ekologjisë dhe Shuto Orizarja. Ne jemi logjistikë, çfarë të kërkojnë, jemi të gatshëm. Mbeturinën tonë ne e dërgojmë në Vardarishte, veturat tona shkojnë”, tha Smilevski.

Portalb: Ne ishim aty, vetura hodhi mbeturina. A do të kërkoni nga Kurto Dudush që të mos hedh mbeturina?
Smilevski:
Non stop kemi kërkuar. Ju sot e paskeni parë? Do të flas me Kurto Dudushin, dhe do të merremi vesh. Jemi marrë vesh që mbeturina nuk ka të drejtë të hedh. Sepse ajo gropë është e specializuar për mbetje.

Portalb ka kontaktuar kryetarin e Shutkës, Kurto Dudush, por i njëjti na tha se është bërë operacion në fyt, dhe nuk është në punë këto ditë, prandaj nuk mund të na japë deklaratë. Për deponinë është i njoftuar edhe kryeministri, Zoran Zaev.

Qese plastikeje në tokë pjellore
Qese plastikeje në tokë pjellore

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close