Faza e dytë e vijës hekurudhore drejt Bullgarisë do të fillon të ndërtohet nga viti 2020

Deri në fund të këtij viti do të zgjedhet realizues i fazës së dytë të lidhjes me Bullgarinë, ndërsa punët konkrete ndërtimore në terren priten në fillim të vitit 2020. Nga Ministria për Transport dhe Lidhje për “Meta” informojnë që Banka Evropiane për rinovim dhe zhvillim (BERZH) për momentin bën evaluim të ofertave që i ka pranuar në fazën e para kualifikimeve për tenderi ndërkombëtar për ndërtim të hekurudhës prej në Belakovcit deri në Kriva Pallankë, transmeton Portalb.mk.

Nga ministria theksojnë që në tender kanë aplikuar 25 kompani të interesuara, me ç’rast ofertuesi më i volitshëm që do ta ndërtojë vijën hekurudhore do të jetë i njohur pas përfundimit të fazës së dytë të procedurës së tenderit. Tenderi i dytë me radhë është publikuar para një viti, pasi paraprakisht është anuluar procedura e parë për zgjedhje të ofertuesit më të volitshëm. Zhvillimi i këtillë i ngjarjeve e ka zvarritur fillimin e punëve ndërtimore në terren për realizim të vijës hekurudhore nga Belakovci deri në Kriva Pallankë.

Ideja e parë për ndërtim të kësaj vije hekurudhore ka qenë që ajo të përfundojë me kredi nga BERZH në shumë prej 145 milionë euro, por qeveria aktuale e ka zvogëluar ngarkimin e paraparë me borxh duke siguruar grantit të pakthyeshëm në shumë prej 68,6 milion euro nga BE-ja në Samitin për Ballkanin Perëndimor që u mbajt para dy vitesh në Triestë.

Lidhja hekurudhore ndërmjet Belakovcit dhe Kriva Pallankës është me gjatësi prej 34 kilometrave, me 15 tunele të planifikuara, dy stacione hekurudhore dhe tre vendpushime në trase. Kjo vijë hekurudhore që do të lidhet me vijën hekurudhore nga Kumanova deri në Belakovc duhet të përfundohet deri në fund të vitit 2019. Faza e tretë, e fundit, e projektit për lidhje me Bullgarinë parasheh ndërtim të trasesë nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair, me bashkim të vijës hekurudhore ekzistuese nga ana bullgare në Gjueshevë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button