Gjermani, pasardhësja e Merkelit, Kramp-Karrenbauer u emërua ministre e mbrojtjes

Annegret Kramp-Karrenbauer u betua si ministre e re e mbrojtjes e Gjermanisë, pas zgjedhjes së paraardhëses së saj Ursula von der Leyen si presidente e Komisionit Europian, transmeton Anadolu Agency (AA).

Politikanja konservatore 56-vjeçare, e cila përflitet si pasardhëse e preferuar e kancelares Angela Merkel, mori certifikatën e emërimit nga presidenti Michael Mueller në një ceremoni të mbajtur në rezidencën Schloss Bellevue.

Ajo u rekomandua nga kancelarja Merkel për postin e ministrit të mbrojtjes, si një nga pozicionet kyçe në kabinetin qeveritar.

Kramp-Karrenbauer, e cila në media referohet shpesh me inicialet AKK, u zgjodh si kreu i partisë në pushtet të Unionit Kristian Demokrat (CDU), pas vendimit për dorëheqje të kancelares Merkel.

Pavarësisht nga spekulimet për shëndetin e saj në javët e fundit, Merkel këmbëngul se ajo ndjehet mirë dhe po kujdeset për shëndetin e saj.

Kancelarja, e cila sot feston ditëlindjen e saj të 65, në mënyrë të vazhdueshme thotë se do të largohet nga politika në fund të mandatit të saj të tanishëm, i cili përfundon në vitin 2021.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button