272 persona të moshës së rritur e kanë kryer shkollën e mesme në “Cvetan Dimov”

Komuna e Çairit dhe Qendra për arsim të të rriturve për të tretën herë realizojnë projektin për ngritjen e nivelit arsimor të qytetarëve. 272 kandidatë të moshës së rritur përfundojnë me sukses shkollimin e mesëm në SHMQSH “Cvetan Dimov”.

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Qendrën për arsim të të rriturve të udhëhequr nga Lindita Qazimi mundësuan edhe këtë vit vazhdimësinë e projektit që u mundëson shumë të rriturve kryerjen e shkollës.

272 personave të shpërndarë në 8 paralele të shkollës së mesme “Cvetan Dimov”, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu ua ndau diplomat dhe i përgëzoi për përkushtimin e treguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button