Koreja e Jugut e miratoi ligjin kundër ngacmimeve në punë

Koreja e Jugut ka miratuar një ligj të ashpër kundër ngacmimeve në vend të punës dhe dënimet përfshijnë edhe burim në raste të caktuara. Kjo është hera e parë që shteti vepron ndaj kërkesave të punëtorëve që të marrë masa për ngacmimet, raporton Koha.net.

Me ligjin e ri, punëtorët duhet të raportojnë nëse janë të ngacmuar apo nëse detyrohen të kryejnë punë nëpër kompani, e për të cilat nuk i kanë në përshkrim të detyrës.

Ngacmimi në vend të punës në Korenë Jugore është i përhapur, pasi llogaritet se 70 përqind të punëtorëve kanë qenë viktima të ngacmimeve, transmeton KTV.

Me këtë ligj, punëdhënësve u ndalohet të marrin masa ndaj viktimës apo personit që raporton ngacmimin.

Fajtorët mund të përballen me burgim deri në tre vjet ose gjobë deri në 25 mijë dollarë.

Viktimave do t’u mundësohet kompensimi nëse nga ngacmimet kanë probleme shëndetësore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button