ZYRTARE: De Ligt futbollist i Juventusit

Matthijs de Ligt edhe zyrtarisht tashmë është transferuar nga ekipi i Ajaxit në ekipin e Juventusit, njofton Portalb.mk.

Negociatat për transferimin e De Ligt tashmë një kohë të gjatë janë duke u zhvilluar ndërmjet Juventusit dhe Ajaksit, por për të ishte i interesuar edhe Mançester Junited, PSZH dhe Barcelona. Por, Juventus në fund arriti të rrëmben një nga mbrojtësit më premtues, duke llogaritur edhe moshën e tij 19-vjeçare.

Juventus arriti të siguron shërbimet e De Ligt, pasi kreu pagesën prej 67.5 milionë funte.

Përndryshe, ai sonte arriti në Torino, me çka qetësoi shumicën e tifozëve biankoner, të cilët vazhdimisht këto ditë ndjekin lëvizjen e merkatos. Ai u deklarua se është i lumtur që erdhi në Juventus.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button