Johnson i prin garës për kryeministër të Britanisë

Boris Johnson që ka premtuar se do të mbyllë çështjen e Brexit-it deri më 31 tetor, është favorit për të marrë postin e kryeministrit të Britanisë së Madhe, në garën që po e zhvillon me sekretarin e jashtëm, Jeremy Hunt.

Johnson e Hunt janë në betejë për të qenë pasardhës të Theresa May-it që dha dorëheqje nga posti i kryeministres pasi dështoi tre herë në votimin e Brexitit, transmeton KTV.

Johnsoni njihet si person jo fort serioz, por me stilin e tij shihet si freskim në pozitën e kryetarit të partisë konservatore dhe atë të kryeministrit. Përveç Brexit-it, kushdo që fiton garën, pritet të ketë sfidë edhe lëvizjet e paparashikueshme të presidentit amerikan në çështjet me Iranin.

Ani pse njihet për një seri gafash sa ishte sekretar i jashtëm, ai thotë se është njeriu i duhur për të çuar Britaninë në një drejtim të ri pas daljes nga BE-ja.

Partia konservatore ka 160 mijë anëtarë që kanë marrë fletët e votimit për të kryer procedurën e votimit dhe janë në proces të kthimit të tyre. Kryeministri i ri pritet të emërohet më 23 korrik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button