Raporti i OKB-së: Uria nё botё nё rritje

Nё botё vazhdon tё ketё njerёz tё uritur. Raporti pёr sigurinё e ushqimit i OKB-sё pёrmend pёr kёtё tri arsye: konfliktet, zhvillimi i ngadaltё dhe ndryshimin e klimёs, shkruan Deutsche Welle, përcjell Gazeta Blic.

Qёllimi i OKB-sё, pёr ta shmangur urinё deri nё vitin 2030, po bёhet i parealizueshёm. Sёrish nё botё janё tё uritur gjithnjё e mё shumё njerёz, shkruan OKB nё raportin e fundit lidhur me stadin e sigurisё pёr ushqimin nё botё: 820 milionё njerёz, vuajnё nga uria kronike, ndёr ta 149 milionё fёmijё nёn moshёn pesё vjeҁ, qё janё tё pazhvilluar nga mungesa e ushqimit.

Pёr 96 milionё njerёz “duhet tё vihen nё dispozicion ushqime ose t’u jepet atyre aksesi tek ushqimi, nё mёnyrё qё ata tё mos vdesin”, i tha DW-sё Cindy Holleman, njё nga autoret kryesore tё raportit. Autorёt e raportit vlerёsojnё, se nё mbarё botёn ka rreth dy miliardё njerёz, qё nuk kanё mjaftueshёm ujё tё pijshёm dhe ushqime. Nё pёrqindje nё secilёn pjesё tё botёs janё tё prekura prej kёsaj mё shumё gratё se sa burrat. Edhe tetё pёrqind e popullsisё nё Amerikёn e Veriut dhe nё Europё janё tё prekur prej pasigurisё pёr ushqimin.

Shumica e njerёzve qё vuajnё prej urisё jetojnё nё Azi me 500 milionё syresh dhe nё Afrikё me 260 milionё, 90 pёrqind e tyre ndodhen nё Afrikёn e Subsaharasё.
“Pabarazia po shtohet nё mё shumё se gjysmёn e vendeve tё botёs. Sa mё e madhe pasiguria, aq mё e madhe edhe uria”, thotё Holleman nё bisedё pёr DW. Pёrballё tё uriturve nё botё qendrojnё, sipas “World Wealth Report”, 18 milionё milionerё.

Raporti pёrmend si arsye kryesore tё mungesёs sё aksesit tek ushqimi: konfliktet, ndryshimin e klimёs dhe ekonominё e dobёt.

Pёr shmangien e urisё nё raportin e OKB-sё kёrkohet njё marrёveshje ndёrkombёtare, qё tё krijojё paqen dhe transformimin e qendrueshёm ekonomik, nё mёnyrё qё vendet nё zhvillim tё jenё nё gjendje pёr t’i luftuar mё mirё shkaqet e urisё.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button