Trump: Tek unë nuk ka asnjë gram racizëm

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka insistuar se nuk është racist, ani pse me një seri postimesh në Twitter, sulmoi katër kongresistet demokratike, të cilat thonë se këto postime ishin me baza racore.

Presidenti amerikan i këshilloi katër kongresistet, të gjitha shtetase amerikane, se mund të largohen nga Shtetet e Bashkuara.

Trumpi ngjalli reagime të ashpra kur tha se kongresistet e njohura me emrin “The Squad”, kanë prejardhje nga shtetet që kanë qeveri katastrofale.

E përsëri me Twitter, presidenti insistoi se nuk është racist dhe se asnjë asht në trupin e tij nuk është racist.

Kongresistet Alexandria Ocasio-Cortez, Ilhan Omar, Ayana Pressley dhe Rashida Tlaib, mbajtën një konferencë për media për të folur rreth këtyre postimeve, transmeton KTV.

Kongresistet thanë se duan të përqendrohen në politikat e presidentit dhe jo në fyerjet raciste.

Ato insistuan se komentet e presidentit ishin shpërqendrim i vëmendjes nga kaosi dhe kultura korruptive e administratës së tij.

Tre nga katër kongresistet kanë lindur në SHBA, ndërsa Omar, ka lindur në Somali, por si fëmijë erdhi në Amerikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button