U morën masa ndaj televizionit shqiptar që transmetoi këngët e Cecës

Pasi Radio Televizioni Publik Shqiptar transmetoi këngë të këngëtares serbe Ceca, ndryshe e njohur si Svetlana Razhnjatoviç, Autoriteti i Mediave Audiovizive mori një sërë ankesash dhe reagoi ndaj ndodhisë në një deklaratë zyrtare, transmeton Prive.

Ceca ishte gruaja e fundit e kriminelit të luftës Arkan (Zeljko Razhnjatoviç), më i fuqishmi i Ballkanit deri në momentin që vdiq. Ceca ka folur disa herë kundër Kosovës dhe ka frymëzuar krime në Bosnje dhe Kosovë dhe ka mbështetur bashkëshortin e saj e grupet paramilitare që ai udhëhiqte.

“Autoritetit të Medias Audiovizive i janë drejtuar një sërë ankesash lidhur me transmetimin (e këngëve të Cecës) dhe pas vlerësimit të rastit, RTSH-së i është tërhequr vëmendja për evitimin e rasteve të tilla që krijojnë ndjeshmëri negative te ndjekësit e programeve të transmetuesit publik. […]

Për AMA, programi dhe hapësira për pakicat në RTSH që i shërben miqësisë dhe solidaritetit mes popujve dhe kulturave dhe nuk duhet të promovojë figura që me angazhime konkrete kanë treguar dhe tregojnë të kundërtën,” shkruhet në reagimin e AMA-s.

Gjatë performancës kontradiktore në Mitrovicë, Ceca përcolli mesazhe politike kundër qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button