Kështu do të jetë moti në fund të korrikut, për ju që keni planifikuar pushimet

Nëse keni vendosur të pushoni pesëmbëdhjetë ditëshin e dytë të korrikut, bëni mirë të shikoni sesi do të jetë moti në vijim. Rrini të qetë, pasi moti do të përmirësohet. Duroni deri të enjten, pasi fundi i javës do të sjellë edhe ndryshimin e temperaturave, transmeton Revista Class.

Sipas Metoalb, deri në mesjavë, moti mbetet i paqëndrueshëm ku vranësirat dhe shirat do të jenë të pranishme dhe më të theksuara në zonat Jugore-Juglindore, herë pas here në formë rrebeshi. Që nga dita e enjte dhe në vijim pritet përmirësimi i kushteve atmosferike duke sjellë motin e kthjellët dhe të nxehtë. Temperaturat e ajrit deri të enjten do të luhaten nga11⁰C – 31⁰C, por dita e premte dhe fundjava sjell rritje graduale të tyre duke bërë që termometri të shkojë deri në 35⁰C.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button