Mickoski: Koha është për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Hristijan Mickoski, kryetari i partisë opzoitare VMRO-DMPNE vazhdon të kërkon zgjedhje të parakohshme parlamentare, si në çdo paraqitje publike në kohët e fundit, deklaron Portalb.mk.

Deklaratat e tij vijnë një ditë pasi ndodhi skandali ku ishte e përfshirë edhe prokuroria e PSP-së, Katica Janeva dhe Boki 13.

“Aksioni i djeshëm është vetëm teatër që të shpëtohen porositësit e vërtetë të këtij krimi, të mbrohet aq sa mundet ekzekutuesi Katica Janeva dhe të mos mësohet se çfarë garniture monstruoze sundon në vend. E pamë se me çfarë lehtësie shteti ka kryeministër i cili për pesë sekonda hyn në marrëveshje për donacion prej 100 mijë euro për Vartolomejn, më parë e pamë në atë video se si merret vesh sipas principit euro për euro, ndërsa sot kemi rast ku në lojë janë miliona euro. Vallë dikush mendon se partia e pushtetit nuk fshihet pas këtij skandali”, ka thënë Mickoski.

Sipas Mickoskit, ky skandal duhet të jetë arsyeja kryesore që kryeministri Zaev të jep dorëheqje, por kësaj duhet t’i paraprijë paraburgimi për Janevën, deklaron ai.

“Ajo që për biznesmenët është reket, për politikanët presion. Duhet menjëherë dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare”, ka thënë në pres konferencë Mickoski.

“Jo rastësisht thash se dita e djeshme ka qenë teatër që të shpëtojnë porositësit e vërtetë të krimit. Dje askund nuk ishin në aktakuzë famozët Friki dhe Kiki të cilët bashkë më të akuzuarin e parë siç flitej në disa shkrime, “kanë kryer shantazh, zhvatje dhe ndikime”. Dyshimi im dhe i VMRO-së është se në këtë janë përfshirë direkt njerëz të pushtetit”, ka thënë Mickoski.

LEXO: Boki 13 me ndihmën e prokurorit kërkoi 8 milion euro reket nga biznesmeni
LEXO: Rasti “Boki 13”: Bastisje në shtëpi, në “1 TV” dhe konfiskim i telefonit të prokurores Janeva
LEXO: Asnjë detaj nga dje, por “Boki 13” u tha Ruskovskës dhe mediave: Ju kërkoj falje derisa flisni gënjeshtra (FOTO)
LEXO: Rasti “Boki 13” dhe ngjarjet në PSP: Reagime nga partitë në pushtet dhe të opozitës maqedonase

LEXO: Pas skandalit për reketim nga “Boki 13”, pësuan largimet nga “1 TV-ja”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button