Sociologët tregojnë se si të sillemi me një adoleshent

Adoleshenca është një moshë delikate. Madje studiuesit e kanë cilësuar si sëmundje të cilën duhet ta trajtosh me kujdes.

“Druri nuk zgjidh asgjë. Ai shërben vetëm për të të mbajtur, të pengon të ikësh përpara. Unë i kam mbajtur afër fëmijët e mi. Jo detyrimi, por komunikimi, pasi ai është baza e jetës. Edhe do ta lirosh edhe do ta shtrëngosh. Brenda një mesatare duhen mbajtur, pa u derdhur si pozitivja edhe negativja”, thonë qytetarët.

Sociologët e përkufizojnë si një moshë vitale të vrullshme dhe inteligjente, por tek ne nuk janë bërë studime se si menaxhohet kjo moshë, transmeton TopChannel.

“Mosha e adoleshencës është margaritari i moshës së çdo njeriu dhe si i tillë ai është vështirë të përpunohet, të gdhendet. Kam përshtypjen se ne shqiptarët nuk i kushtojmë vëmendjen e duhur kësaj moshe”, thotë sociologu Zyhdi Dervishi.

Nuk ka një formulë që rekomandohet. Çdo adoleshent është unik.

“Kombinimi i lirisë së nevojshme me autoritarizëm të arsyeshëm dhe përpjekjet e prindërve për të kultivuar aftësitë e natyrshme të adoleshentëve janë çelësi. Siç është moti me të gjitha stinët ashtu duhet të sillemi edhe me adoleshentët. Në momente të caktuara duhet të jesh shok me të, në momente të tjera prind”, thotë Dervishi.

Është përgjegjësi edhe e shoqërisë që fëmijët tanë izolohen në vetvete.

“Sa aktivitete kulturore, artistike, sportive u ofrojmë ne adoleshentëve? Asnjë. Ashtu si në botë, në kurse fëmijët dërgohen jo për t’u bërë të gjithë artistë, por për t’u shoqërizuar. Adoleshentët kanë nevojë të luajnë me njëri-tjetrin edhe këmbëzbathur në rërë edhe të gërvishen, të bëjnë shaka dhe jo të rrinë gjithë ditën para kompjuterit apo celularëve”, thotë sociologu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button