Pas skandalit për reketim nga “Boki 13”, pësuan largimet nga “1 TV-ja”

Pas hapjes së lëndës nga Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në lidhje me reketimin e biznesmenëve nga pronari i televizionit “1 TV”, Bojan Jovanovski apo “Boki 13”, sot në media është publikuar informacioni se angazhimin në këtë televizion e kanë ndërprerë: Jadranka Kostova, Aco Kabranov dhe Borjan Jovanovski, transmeton Portalb.mk.

“Nuk e di çfarë ndodh me televizionin. Tashmë dy javë nuk shkoj aty. Nuk kam asnjë kontakt. Unë kam punuar aty me kontratë autoriale. E kam bërë emisionin të premten, dhe vetëm të premten jam paraqitur në televizion”, ka thënë për “Nezavisen” Kostova.

Se është larguar nga televizioni, për arsye shëndetësore, ka deklaruar edhe redaktori Aco Kabranov, e ndërkaq Borjan Jovanovski ka deklaruar se angazhimi i tij ka mbaruar para gjysmë muaji, dhe se nga shtatori është dashur të rishqyrtohet kontrata. Se a do të vazhdojë me angazhimin, do të vendos në mënyrë shtesë, ka deklaruar për “A1 on”.

Gazetarë të tjerë ndërkohë kanë vijuar aktivitetet dhe shkojnë në punë.

Ndryshe, dje dy të dyshuarit Bojan Jovanovski – “Boki 13” dhe Zoran Milevski – Zoki Kiçeec janë paraburgosur pasi që pasdite PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar ka hapur lëndën “Pranim i dhuratës për ndikim të jashtëligjshëm”ku ata janë të dyshuar për reket të biznesmenëve nëpërmjet prokurores publike, e cila jozyrtarisht thuhet se është Katica Janeva e PSP-së.

Dyshohet se ata kanë kërkuar 8 milion euro reket, ndërsa kanë marrë vetëm 1.5 milion euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button