fbpx

Prokuroria e RMV-së për bastisjen e djeshme: Janë konfiskuar armë, municion, stoli, gardërobë…

Ekipi i Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, gjatë ditës së djeshme ka punuar në grumbullimin e dëshmive materiale në lidhje me rastin “Pranim i dhuratës për ndikim të jashtëligjshëm”, njoftojnë nga PTHP-ja, transmeton Portalb.mk.

Gjatë këtyre aktiviteteve, janë konfiskuar laptopë, kompjuterë, stoli, armë, municion, vepra artistike, gardërobë brendi (në modë) dhe gjësende të tjera.

“Gjatë bastisjeve është grumbulluar një numër i dëshmive materiale, i cili nga fillimi duhet t’i nënshtrohet ekspertizës. Ndër mjeteve të konfiskuara, janë dy kompjuterë personal dhe një laptop që i ka shfrytëzuar i dyshuari i parë dhe asistentja e tij, është konfiskuar një sasi e gardërobës brendi, stoli, orë dhe vepra artistike. Nga i dyshuari i dytë janë konfiskuar më shumë laptopë, dokumente, telefona mobil, USB dhe kartela memoriale, si dhe sasi më e madhe e armëve, monicione, për të cilat në mënyrë shtesë do të vërtetohet se nëse i dyshuari i dytë ka pasur leje. Për shkak të volumit të materialeve, regjistrimet për materialet e konfiskuara ende përgatiten, dhe për momentin nuk mund të deklarojmë detaje”, thanë nga PTHP-ja.

Nga PTHP-ja nuk janë deklaruar për rastin e konfiskimit të telefonit të prokurores së Prokurorisë Speciale Publike, Katica Janeva.

Ndryshe, dje dy të dyshuarit Bojan Jovanovski – “Boki 13” dhe Zoran Milevski – Zoki Kiçeec janë paraburgosur pasi që pasdite PTHP-ja për ndjekjen e krimit të organizuar ka hapur lëndën “Pranim i dhuratës për ndikim të jashtëligjshëm”ku ata janë të dyshuar për reket të biznesmenëve nëpërmjet prokurores publike, e cila jozyrtarisht thuhet se është Katica Janeva e PSP-së.

Dyshohet se ata kanë kërkuar 8 milion euro reket, ndërsa kanë marrë vetëm 1.5 milion euro.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close