Kënev: Romët, myslimanët dhe maqedonasit – caku i zakonshëm i dezinformatava në Bullgari

Krasimir Kënev është një nga themeluesit dhe kryetari aktual i Komitetit të Helsinkit Bullgari (BHC). Ai ka doktoruar në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” ka specializim për të drejtat e njeriut në Universitetin Kolumbia në Nju Jork. Krahas kryesimit të KHB-së, ajo ligjëron lëndën të drejtat e njeriut “Shën Klimenti i Ohrit”, ndërsa ka ligjëruar edhe në Universitetin e Plovdivit “Pajsij Hilendarski”, në Universiteti i Sarajevës, Universitetin e Evropës Qendrore dhe Universitetin e Juxhin, Oregon, SHBA, njofton META, transmeton Portalb.mk.

Ka qenë anëtar dhe kryetar i disa organizatave të rëndësishme ndërkombëtare, disa prej të cilave janë edhe pjesë e OKB-së. Është autor dhe redaktor i librave dhe botimeve të shumta në fushën e së drejtës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në sociologji e marrëdhënieve ndëretnike, në drejtësi dhe arsim dhe estetikë e logjikë.

Cilat janë manipulimet më të shumta mediatike dhe dezinformatat që përhapen përmes mediave në Bullgari dhe mediat në gjuhën bullgare në përgjithësi?

Krasimir Kënev: Në Bullgari ka media të ndryshme, të cilat përdorin standarde të ndryshme etike. Ata gjithashtu kanë politika të ndryshme redaktuese. Prandaj është e vështirë që t’i përmbledhim ato dhe cilat janë manipulimet dhe dezinformatat më të zakonshme në to. Në disa media, të cilat kundërshtojnë haptazi të drejtat e njeriut, shpesh ka dezinformata për pakicat etnike, LGBT personat dhe çështjet tjera që ndërlidhen me të drejtat e njeriut.

Një nga qëllimet më virulente më të këqija të manipulimit dhe dezinformimit në vitin e kaluar ishte kundër ratifikimit të Konventës së Këshillit të Evropës për luftë kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (Konventa e Stambollit). Kjo fushatë fillimisht bazohej në gënjeshtra të hapura dhe të qëllimshme për përmbajtjen e konventës. Ata ndërlidheshin me lejimin e martesave të të njëjtës gjini, adoptimi i fëmijëve nga çiftet e gjinisë së njëjtë, mundësia për të zgjedhur gjininë dhe disa ide të tjera që s’kishin asgjë të përbashkët me konventën. Dhe krahas krejt kësaj, fushata ishte e suksesshme. Në korrik të vitit të kaluar, Gjykata Kushtetuese vendosi që Konventa ishte kundër parimit bazë të Kushtetutës Bullgare – mbi parablerjen e ligjit, i cili nuk mund të ratifikohej. Gjykata Kushtetuese, për të cilën nuk është hera e parë të bie pre e manipulimeve dhe dezinformatave, përsëri ka treguar mungesë të kapacitetit për të marrë vendime për të drejtat e njeriut.

Në të kaluarën, një tjetër vendim i kësaj gjykate, me të cilën e shpalli antikushtetuese partinë “OMO Ilinden – PIRIN” u dënua nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg. Lidhur me pakicat etnike dhe fetare, më shpesh objektivi i manipulimit dhe dezinformimit janë romët, myslimanët dhe maqedonasit. Stereotipat që përnhapen janë të ndryshme, por në përgjithësi, ato përshkruhen si grupe që janë të huaja, e disa madje janë armiqësore ndaj shoqërisë dhe kulturës bullgare.

A ka Bullgaria një plan për të luftuar dezinformimet dhe a keni parë ndonjë sukses apo ndikim të tij?

Krasimir Kënev: Qeveria bullgare nuk ka plan veprimi për të luftuar dezinformimet dhe manipulimet. Përkundrazi, disa qarqe që janë pjesë e saj, janë përhapës aktivë të dezinformimeve dhe manipulimeve. Kjo vlen, për shembull, për partinë VMRO, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar, i cila ka luajtur një rol aktiv në përhapjen e gënjeshtrave dhe manipulimeve për Konventën e Stambollit.

A ka aktgjykime ndëshkuese për nxitje të urrejtjes dhe për shkaktim të rrezik të përgjithshëm përmes përhapjes lajmeve të rreme apo gjuhës së urrejtjes?

Krasimir Kënev: Ka disa aktgjykime për gjuhën e urrejtjes, por ato janë shumë pak krahasuar me nivelin e përhapjes së këtij fenomeni në shoqërinë bullgare. Disa nga aktgjykimet janë të drejtuara kundër romëve apo myslimanëve, të cilët kanë shprehur qëndrime negative ndaj bullgarëve. Në përgjithësi, autoritetet gjyqësore bullgare janë shumë të njëanshme në zbatimin e ligjit. Ligji zbatohet pa kompromis ndaj përfaqësuesve të pakicave, por gjuha e urrejtjes drejtuar ndaj tyre tolerohet. Ka raste të qarta të tolerimit të formave ekstreme të nxitjes të racizmit kundër romëve, myslimanëve, çifutëve dhe pakicave të tjera. Disa prej tyre do të shqyrtohen edhe nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.

A janë shoqatat e mediave aktive në luftën kundër dezinformatave?

Krasimir Kënev: Disa media janë aktive në atë fushë. Kjo vlen kryesisht për “Evropa e Lirë”, “Dojçe Vele”, “Dnevnik”, “Kapital”, dhe disa onlajn media tjera më të vogla. Por ato që janë më të shikuarat dhe më të dëgjuarat janë pasive, ndërsa disa prej tyre me zell u japin hapësirë nxitësve të racizmit dhe dezinformatorëve.

Krasimir Kënev është një nga themeluesit dhe kryetari aktual i Komitetit të Helsinkit Bullgari
Krasimir Kënev është një nga themeluesit dhe kryetari aktual i Komitetit të Helsinkit Bullgari

Sa është Maqedonia e Veriut e pranishme në mediat në Bullgari?

Krasimir Kënev: Në tërësi, Maqedonia e Veriut shqyrtohet në një kontekst të ngushtë, lidhur me faktin se politikanët dhe mediat të lidhur me ta e shohin atë si një interes kombëtar bullgar. Zakonisht ajo përfundon me dënim në atë që quhet “maqedonizëm” – domethënë idenë se maqedonasit janë diçka ndryshe nga bullgarët. Me pak përjashtime, kjo çështje në mediat bullgare udhëhiqet nga një konsensus se është ideologji e “çfisnimit”, që nga fillimi e bazuar në gënjeshtra dhe manipulime.

Gjatë muajve të fundit, në mënyrë posaçërisht intensive, po monitorohet puna e Komisionit të përbashkët bullgaro-maqedonas, në drejtim të mbrojtjes së prejardhjes bullgare të personaliteteve historike që janë të përbashkëta si në Bullgari ashtu edhe në Maqedoni. Por në mediat bullgare shumë pak ndjeket jeta shoqërore, politike dhe kulturore në Maqedoni.

A botohen shpesh dezinformata dhe gjuhë e urrejtjes për Maqedoninë e Veriut në media? A mund të citoni më të zakonshmet?

Krasimir Kënev: Gjuha e urrejtjes ndaj Maqedonisë së Veriut dhe maqedonasit është shumë e përhapur, duke përfshirë edhe mediat me tirazhe të mëdha. Drejtimet janë të ndryshme. Një nga përfaqësimet më të zakonshmet të maqedonasve si popull është që nuk janë formuar në mënyrë të pavarur, por një produkt i inxhinieringut social – me indoktrinim që u bë me urdhër të Kominternës. Prezantimi i “maqedonizmit” si “muzeu më i madh i Kominternës” është temë e preferuar e disa historianëve dhe mediave bullgare, ku ka shumë variacione. Një tjetër temë e preferuar e interesit është ajo e gjuhës maqedonase si gjuhë bullgare “e shkruar në makinë shkrimi serbe”.

Historiani i ndjerë Bozhidar Dimitrov ishte veçanërisht inovues në urrejtjen ndaj Maqedonisë dhe maqedonasve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button