Kryeministri Zaev e di rastin e deponisë së Shutkës: Me djegien shkakton dëme ekologjike shtesë (VIDEO)

I pyetur nga Portalb.mk, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka bërë me dije se është i njoftuar me rastin e djegies së shpeshtë të deponisë së Shutkës, megjithëse nuk dha premtim, ai tha se beson se Qyteti i Shkupit, Komuna e Butelit dhe ajo e Çairit, do të gjejnë zgjidhje.

Kryeministri Zaev gjithashtu deklaroi se djegia e deponisë shkakton edhe dëme shtesë.

“Deponia definitivisht është detyrim i zonës industriale në Vizbeg. Pse? Sepse dikujt i është dhënë zona industriale, nuk ka detyrime ndaj komunaleve, dhe kanë ndikuar që të mos ketë infrastrukturë. Ndër të tjerash s’ka edhe deponi. Kur paguani komunale dhe fitoni leje për vendosje të një objekti industrial, atëherë komuna dhe Qyteti i Shkupit kanë për detyrë të ju ndërtojnë kanalizim atmosferik, kanalizim fekal, ujësjellës, rrugë, trotuare, ndriçim rrugor dhe deponia të jetë e rregulluar. Dhe tash nuk ka zgjidhje. Qyteti i Shkupit, besoj, bashkë me Komunën Butel dhe Çair në të cilin territor është deponija, do të gjejnë zgjidhje për deponinë e cila shpesh herë është djegur, dhe shkakton dëme ekologjike shtesë”, tha Zaevi.

Përndryshe, Komuna e Shuto Orizares dhe Qyteti i Shkupit janë të obliguara nga Këshilli Inspektues për t’i koordinuar aktivitetet për pastrim të deponisë. Ky detyrim nga Këshilli Inspektues vjen pasi që Inspektorati Shtetëror i Ambientit JetësorInspektorati Komunal i Shutkës dhe Inspektorati i Qytetit të Shkupit realizuan inspektim më 10 qershor të 2019-s.

Pas realizimit të kontrollit inspektues, Inspektorati Shtetëror ka përpiluar proces verbal i cili thotë: “Lokacioni nuk i plotëson kushtet minimale që të shfrytëzohet si stacion i ngarkim shkarkimit. Vetë lokacioni është afër rrugës, dhe mbetjet janë hedhur afër rrugës që dërgon në drejtim të Kishës dhe është në territor privat. Leje për stacionin e ngarkim – shkarkimit Komuna e Shuto Orizares nuk posedon dhe nuk ka menaxhuar me lokacionin, dhe gjithashtu nuk e ka kryer obligimin grumbullim – transportim – hedhje të mbetjeve. Është vërtetuar se kompetencë për zgjidhjen e këtij problemi është e pushtetit lokal, respektivisht e Komunës Shuto Orizares”.

Se duhet të pastrohet deponia dhe të zhvendoset në Drislla, është zgjidhja urgjente, sepse përveç se ajo është djegur në vazhdimësi, dhe ka marrë përmasa edhe më të mëdha, raporti i ISHP-së tregoi se ai mund të jetë edhe burim kontaminimi i ujit, sepse gjendet afër rezervuarit të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”. Qytetarët më 24 maj 2019 i dërguan edhe letër kryeministrit Zoran Zaev, ku duke bashkëngjitur të gjitha materialet e dokumentuara nga aktivitetet që i kanë ndërmarrë gjatë këtyre 4 muajsh përpjekje, ata kërkuan përgjegjësi për të mospastrim të deponisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button