Miliona të zhvendosur, mbi 100 të vdekur nga shirat monsun

Mbi katër milionë njerëz janë zhvendosur nga India, Nepali dhe Bangladeshi, si pasojë e shirave monsun që kanë marrë jetë njerëzish dhe kanë shkatërruar shtëpi.

Më shumë se 130 vetë kanë humbur jetën nga stuhitë dhe përmbytjet.

Prej tyre, së paku 67 kanë vdekur në Nepal, transmeton REL.

Shirat kanë shkaktuar vdekje edhe në Bangladesh, përfshirë kampet e mbipopulluara me refugjatë Rohingya.

Në Indi, rajonet e goditura më së keqi janë Asam dhe Bihar.

Përmbytjet në Azinë Jugore shkaktojnë zhvendosje masive dhe vdekje çdo vit.

Numri i viktimave dhe dëmtimet nga sezoni i tanishëm i shirave monsun, i cili sapo ka filluar, ka gjasa të rriten në javët e ardhshme.

Përmbytjet në Nepal, Indi dhe Bangladesh, gjatë shirave monsun në vitin 2017, kanë vrarë së paku 800 njerëz dhe kanë shkatërruar kultura ushqimore dhe shtëpi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button