Gjysma e trenave kinezë janë të dëmtuar dhe janë bërë katër vite pa pranim teknik

Jo vetëm një, por gjysma nga gjashtë trenat e ri kinezë janë tashmë të dëmtuar. Këtë informacion e publikoi zëvendëskryeministri Koço Angjushev në intervistën e djeshme për televizionin Sitel. Trenat e ri tashmë katër vite me radhë qarkullojnë pa e realizuar pranimin teknik, për shkak se prodhuesi kinez i ka dorëzuar me më pak ulëse për pasagjerë nga numri që ka qenë i paraparë në dokumentacionin e tenderit për prokurimin e trenave, njofton Meta, transmeton Portalb.mk.

“Ne kemi probleme në trafikun hekurudhor. Shpresoj se do të tejkalohet me lokomotivat që presim të vijnë nga Kina”, tha zëvendëskryeministri Angjushev. Megjithatë, ai ka shtuari se dorëzimi i katër lokomotivave elektrike të blera po vonohet. Prodhuesi kinez ka dorëzuar vetëm një nga katër lokomotivat, ndërsa tre të tjerat duhet të mbërrijnë gjatë muajve të ardhshëm.

Gjendja e keqe në të cilën gjendet flota e Hekurudhave – Transporti tashmë ka shkaktuar heqjen e trenit ekspres “Heraklea” në relacionin Shkup – Manastir – Shkup, i cili nuk qarkullon qysh nga gushti i vitit të kaluar. Ka anulime të kohëpaskohshme edhe te treni i shpejtë Shkup-Prishtinë-Shkup për shkak të mungesës së lokomotivave me dizel, të cilat janë të vjetra mbi 50 vjet.

Nga Hekurudhat thonë, për “Meta”, se kohëve të fundit ka anulime të trenave të udhëtarëve, por që numri i anulimeve nuk kalon 5 për qind të numrit të përgjithshëm të linjave hekurudhore të parashikuara në itinerarin e udhëtimeve. Për të riparuar garniturat e reja kineze nevojiten shumë fonde dhe asistencë teknike nga prodhuesi kinez, prandaj edhe nga ndërmarrja hekurudhore, një periudhë më të gjatë, kërkojnë rritjen e fondeve të cilat i pranojnë nga shteti.

Nga Ministria e transportit dhe lidhjeve sot, për Meta, deklaruan se subvencionet vjetore për Hekurudhat për këtë vit kanë arritur rekordin. Për të mbuluar humbjet në trafikun hekurudhor të udhëtarëve nga buxheti i shtetit do të paguhen 430 milionë denarë ose 15 milionë denarë më shumë se vitin e kaluar.

“Si do të ndajnë paratë, ajo është puna e tyre”, thonë nga Ministria e transportit dhe lidhjeve, duke refuzuar të komentojnë më tutje lidhur me menaxhimin e hekurudhës e këto fonde.

Zëvendëskryeministri Koço Angjushev tashmë ka njoftuar se zgjidhja për problemet aktuale është privatizimi i Hekurudhave – Transportit. Ka konsulent të zgjedhur që është duke e bërë analizë për biznes segmentim të operatorit shtetëror për transport, pas së cilës në fund të vitit do të dimë se a çfarë mënyre do të bëhet ristrukturimi i Hekurudhat – Transporti, sipas cilit model do të bëhet privatizimi dhe cili segment i kësaj kompanie do t’i ofrohej partnerit privat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button