Joveski: E përkrahi procesin e “vetingut” për gjykatësit dhe prokurorët, na duhen vetëm të ndershmit

Kryeprokurori, Lubomir Joveski, deklaroi se e përkrahë procesin e “vetingut” për gjyqtarët dhe prokurorët, gjegjësisht verifikimin e të njëjtëve, njofton Portalb.mk.

“Të jem i pastër, përkrahë proces të “vetingut” apo verifikimit, në kuadër të cilit në Prokurori dhe gjyqësor do të mbeten të ndershmit, do të mbeten ata që luftojnë për drejtësi, ato që e zbatojnë ligjin në mënyrë jo-selektive, prokurorët dhe gjykatësit me integritet të tyre”, u përgjigj Joveski në pyetjen e gazetarit Portalb.mk.

Ai tha se duhet “veting” duke i pasur parasysh rastet që po ndodhin dhe e përmendi lëndën “Lëndina”, ku i akuzuari Dragan PavlloviqLlatas u lirua bashkë me vëllezërit e tij. Ai kërkoi nga Këshilli Gjyqësor ta hetojë atë rast.

“Mendoj se ata gjykatës nuk e kanë vendin në gjyqësor dhe sipas të gjitha gjasave Këshilli Gjyqësor do të duhet me procedurë përkatëse ta shqyrtojë atë pjesë. Unë pas publikimit të aktgjykimit kërkova edhe praktikë gjyqësore. Praktika gjyqësore në lidhje me këto vepra penale është shumë e qartë, atje nuk kërkohen as procesverbale nga inspektorë, as nëse dikush ka paraqitur. Mjafton që personi të fillojë të ndërtojë pa miratim për ndërtim”, tha prokurori Joveski.

Ndryshe, “VETINGU është procesi që shërben për përjashtimin e zyrtarëve publik, të cilët nuk kanë integritet në përmbushjen e detyrës dhe në këtë mënyrë, rikthehet besimi i publikut në punën e institucioneve shtetërore. Procesi i vetingut, si rregull, kryhet duke kontrolluar figurën e dikujt përpara se t’i ofrohet një vend pune. Në varësi të vendit të punës ose të projektit, procesi i vetingut mund të bazohet në kontrollin e aftësive, personalitetit, pasurisë ose të ndonjë faktori tjetër që lidhet me qëllimin e vetingut.

Lexo gjithçka për reformat në gjyqësor, përfshirë edhe “vetingun”: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button