Këto 5 gjëra nuk i shikoni në asnjë vend tjetër të botës, vetëm në Japoni

Ne mendojmë se dimë shumë nga kultura japoneze: filmat aksion, sushi, këngët japoneze etj. Sipas nesh kjo është kartolina e vërtetë e Japonisë. Megjithatë ka shumë gjëra të tjera të cilat ju mund t’i mësoni për këtë vend kaq interesant. Mjafton që t’i lexoni më poshtë për të zbuluar gjërat e veçanta të këtij vendi:

“Ngjyra e gjelbër në semafor si për këmbësorët, (shenja e njeriut) ashtu edhe për makinat është sinjali që tregon se mund të kaloni rrugën”. Mirëpo, në kalimet për këmbësorët në Japoni, mos prisni të shihni një njeri të gjelbër. Në vend të tij, ju do të shihni një lepur, një karakter i krijuar nga Dick Bruna, një autor i librave për fëmijë, transmeton Revista Class.

Ne jemi mësuar të ulemi në karrige në kafenetë. Mirëpo, japonezët e kanë ndryshe. Karriget në lokale i ngjajnë më shumë kolltuqeve të ulëta, ku ata mund të shtrihen.

Për të reduktuar stresin dhe për të hequr qafe dhimbjet e kokës, ne shpesh përdorim masazhe të veçanta që kanë një dizajn shumë të thjeshtë. Në Japoni, ekziston një variant më kreativ dhe “dembel” – pajisje elektrike me ngjyra të ndryshme.

Duket krejtësisht normale që të ndalemi në kafenenë tonë më të afërt për të pirë një kafe ose që të hamë drekën vetëm, gjatë pushimit në punë. Mirëpo, në kafenetë japoneze, klientët marrin arusha të mëdhenj prej pellushi, që të mos ndihen të vetmuar.

Në pjesën tjetër të botës, gjatë Vitit të Ri dhe për Krishtlindje, njerëzit gatuajnë shumë ushqime të shijshme dhe kanë një festë të madhe. Kjo është ajo që ndan një vakt të rregullt nga një festë. Kjo është e çuditshme, por në Japoni, njerëzit kanë një qëndrim të ndryshëm ndaj këtyre gjërave: në natën e Krishtlindjeve, ata konsumojnë krahë pule nga KFC-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button