Takim i kryeministrit Zaev me drejtorin BERZH-it për vendin tonë

Zoran Zaev, Kryeministri i RMV-së dhe Shirete Elezi, zv.Ministrja e Financave, takuan drejtoren e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për shtetin tonë, Anka Joana Joneskun dhe Andi Aranitasin, i cili nga shtatori i këtij viti do ta ndërmarrë këtë detyrë në vend, transmeton Portalb.mk.

Në takim është konstatuar se janë bërë hapa të mirë politikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe në marrëdhëniet me fqinjët dhe se kjo ka hapur hapësirë për bashkëpunim dhe integritet më aktiv rajonal, ndërsa me këtë edhe zhvillim ekonomik të shtetit tonë.

“Paralelisht me proceset integruese në NATO dhe hapat e integrimeve evropiane, fuqimisht jemi të përkushtuar në rritjen e ekonomisë. Në këtë proces, bashkëpunimi me BERZH-in është shumë i rëndësishëm, sepse Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është mes partnerëve më të mëdhenj strategjik të shtetit tonë”, tha kryeministri Zaev.

Është biseduar edhe për rritjen e investimeve kapitale, investimet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore, në energjetikë, për rëndësinë e respektimit të standardeve evropiane në realizimin e projekteve, si dhe për përfitimet e bashkëpunimit me BERZH-in.

“Kryeministri Zaev ka ndarë edhe disa nga hapat që do të ndërmerren në pjesën e zëvendësimit të kontributeve për punëtorët, me qëllim të rritjes së pagave, për çfarë janë ndarë përvoja me rezultate pozitive nga kjo masë, në vende nga rajoni më i gjerë. Në takim është përfunduar se bashkëpunimi midis Qeverisë dhe BERZH-it do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme, me dinamikën e vendosur dhe konform strategjisë së re të BERZH-it për Maqedoninë e Veriut, e cila jep rezultate në pjesën e cilësisë së jetesës për qytetarët”, theksohet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button